Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar sot Senatorin amerikan, Mike Rounds.
Në kuadër të vizitës në ShBA, Haradinaj ka shkruar se gjatë takimit ka kërkuar mbështetje ndaj Kosovës në procesin e Partneritetit për Paqe dhe anëtarësimit në NATO.
“Një nga ta është edhe Senatori Mike Rounds me të cilin zhvillova sot një takim pune në Ëashington. Roli i tij si anëtar i Komitetit për Politikë të Jashtme dhe i Komitetit për Ushtrinë në Senatin amerikan është ndihmesë e madhe në forcimin e mëtejmë në këto dy fusha me rëndësi për Kosovën. Në takim kërkova mbështetjen e vendit tonë në procesin e Partneritetit për Paqe dhe anëtarësimit të Republikës së Kosovës në NATO! Po ashtu, ritheksova përkushtimin e Kosovës për të qëndruar krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si partner strategjik dhe afatgjatë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Njëherit, ka theksuar se marrëdhënia bilaterale me ShBA-të dhe bashkëpunimi për siguri dhe mbrojtje, është avancuar falë angazhimit të miqve të Kosovës./teve1.info/.