Haradinaj ka njoftuar se me ambasadorin, Weidinger kanë biseduar rreth zhvillimeve aktuale që po ndodhin në veri të vendit, raporton teve1.info
Tutje Haradinaj, ka falënderuar ambasadorin austriak për ndihmën që Austria i ka dhënë Kosovës.
“Sot, prita në takim Ambasadorin austriak në Kosovë, z.Christoph Weidinger. Biseduam për zhvillimet aktuale nëpër të cilat po kalon vendi ynë. Ambasadorin Weidinger, e falënderova për ndihmën e vazhdueshme që Austria i ka dhënë Kosovës në të gjitha periudhat e shtetndërtimit, me theks të veçantë në zhvillimin ekonomik dhe proceset integruese”, ka shkruar Haradinaj.
Ndryshe, sot janë vendosur barrikada të reja në rrugën për te pika kufitare në Bërnjak në pjesën veriore të vendit.
Tëvë1 ka siguruar pamje ku janë parë tre kamionë në afërsi të fshatit Çabër.
Ndërkaq, në fshatin Rudar të Zveçanit që nga e shtuna janë vendosur barrikada duke bllokuar kështu lëvizjen në atë pjesë.
https://teve1.info/lajmet/2pamje-nga-barrikadat-e-vendosura-ne-caber/







