Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Shqipëria ka luajtur rol kyç, duke mbështetur Kosovën në fazat e lirisë dhe shtetndërtimit.
Ai këtë e ka thënë në një postim në Facebook, ku ka njoftuar për takimin që ka zhvilluar me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.
“Shqipëria gjithmonë ka luajtur rol konstruktiv duke qenë mbështetëse e pakursyer e Kosovës në të gjitha fazat e lirisë dhe shtetndërtimit të saj”, ka shkruar Haradinaj
Ai ka thënë se në takim u diskutua edhe për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe gjithë rajoni, si dhe “veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë dhe perspektivën euro-atlantike”.