TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Haradinaj: Shpërndarja e teksteve do t’i kushtojë shtetit 6 milionë euro më shumë se vitet e kaluara

nga TËVË 1
8 Shtator, 2023
0
A A
​Rrëmujë nëpër librari, mungojnë librat për disa klasë

Vendimi i Ministrisë së Arsimit për sigurimin e teksteve shkollore është i kundërligjshëm, shuma e ndarë 50 për libra dhe 30 për pajisje tjera shkollore, nuk është e mjaftueshme, aplikimi po del të jetë problematikë, e tekstet e vjetra shumica janë të papërdorshme. Këto janë disa gjetjet në terren nga grupi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Grupi parlamentar i AAK-së, në kuadër të ciklit të diskutimeve lidhur me ‘gjendjen e rëndë në vend’, në tryezën e diskutimit bashkë disa Drejtori të Arsimit dhe SBAShK-un, kanë mbajtur një tryezë diskutimi me temë për situatën në arsim pas vendimit të fundit në lidhje me sigurimin e teksteve shkollore. Aty u prezantuan disa nga të gjeturat qe kanë hasur në terren nga fillimi i vitit shkollor.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se ky vendim nga MAShT-it, është shqetësues e i gabuar.

Sipas tij, kjo formë e pajisjes me libra i kushton shtetit 12 milion, pra mbi gjashtë milionë euro më shumë se viteve te kaluara.

“Jemi të shqetësuar me situatën me tekstet, nuk kemi dashtë të ndërhymë në marrëdhënien me mësimdhënës, prindër e fëmijë. Na shqetëson mënyra si është shpjeguar kjo çështje, të paktën nuk kishte një sinqeritet të dalin e të shpjegojnë, sikur të kishte ndodh një ofertë e drejtë e me kohë, tekstet Kosova i kish siguruar me kosto më të arsyeshme. Ekziston rreziku që fëmijëve t’i mungojnë tekstet gjatë gjithë vitit shkollor, kush e garanton qe të gjithë fëmijët i kanë tekstet”, tha Haradinaj për KP.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj derisa ka ngritur disa nga shqetësimet që po përballen mësimdhënësit, shtoi se vendimi i MAShT-it për sigurimin e teksteve shkollore po rezulton të jetë mjaftë problematik.

“MAShT-i ka zgjedh mënyrën më të mbrapshtë, më të keqe rreth teksteve shkollore. Nëse Qeveria Kurti nuk paska mjete për lloptop e projektor për shkolla që kanë nevojë sot qe duhet t’i ngjajmë shekullit XXI, konsideroj se tekstet shkollore është dashur të jenë të reja nga klasa një deri tek e nënta. Dhe deklarata e ministres Nagavci ishte skandaloze kur tha se po e ruajmë buxhetin e Kosovës, harronte qe librat janë në librari e do e rrisin çmimin”, tha Jasharaj.

Jasharaj, po ashtu tha se shqetësim tjetër është se arsimi po përballet me punëtorë me sëmundje të rënda, të cilët detyrohen të dalin në shkollë për të ruajtur vendin e punës e pagën, për çfarë kërkoi të ndahet buxhet për këta mësimdhënës, dhe në vend të këtyre të aktivizohen kuadro të reja.

Ndërkaq, kryetari i grupit parlamentar në këtë parti, Besnik Tahiri ka renditur disa nga gjetjet që kanë hasur në terren nga fillimi i vitit shkollor.

“Ajo që ne kemi si gjetje të parë është se ky vendim është i kundërligjshëm, që bie ndesh me ligjin që ju garanton nxënësve që tekstet shkollore të jepen falas. Shuma 50 për tekste dhe 30 për fletore nuk mjafton, vetëm për klasën e parë janë mbi 70 euro që kushtojnë vetëm tekstet shkollore, gjetjet qe ne kemi është se aplikimi për një numër të madh të qytetarëve është i vështirë, pak a shumë është i pa mundshëm dhe nuk ka mundësitë të ndodhë pa një asistim të dytë, dhe për rrjedhojë ka probleme në kërkesën që Qeveria e ka bërë me këtë vendim të kundërligjshëm”, tha Tahiri.

Edhe drejtoresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumonva-Baçi konsideron se vendimi i MAShT-it, është tejet i gabuar.

Baçi derisa tha se rreth 45 për qind e nxënësve janë pa libra, shtoi se shqetësuese është edhe fakti që ka prindër të papërgjegjshëm nga diaspora qe po aplikojnë t’i marrin paratë që janë të dedikuara për fëmijët e Kosovës.

“Fenomeni tjetër është aplikimi nga diaspora që po bëhet nga prindër të papërgjegjshëm dhe po marrin mjetet që janë të dedikuara për fëmijët tanë… Librarit poashtu po keqpërdorin kohë pas kohë dhe po shesin tekste tjera kur prindërit nuk janë në dijeni dhe nuk kanë listë të teksteve”, tha Baçi.

Qeveria e Kosovës ka ekzekutuar rreth 13 milionë euro për subvencionimin e prindërve për blerjen e teksteve shkollore nga klasa e 1-9.

Tags: Besnik Tahiriramush haradinajRrahman Jasharaj
ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani takohet me ambasadorin e Britanisë, diskutojnë për konstituimin e institucioneve

Osmani takohet me ambasadorin e Britanisë, diskutojnë për konstituimin e institucioneve

Kurti hesht kur pyetet për ftesën nga Osmani për dalje nga ngërçi

Kurti hesht kur pyetet për ftesën nga Osmani për dalje nga ngërçi

MPJD merr vendim për uljen e tarifave për shërbime konsullore

Gërvalla: Kërkojmë nga BE-ja gjuhë të ashpër ndaj Serbisë

Kosova në krizë politike/ Shqipëria në prag të zgjedhjeve | MESDITË

Kosova në krizë politike/ Shqipëria në prag të zgjedhjeve | MESDITË

Osmani takohet me ambasadorin e Britanisë, diskutojnë për konstituimin e institucioneve

Osmani takohet me ambasadorin e Britanisë, diskutojnë për konstituimin e institucioneve

Dhurata Dora publikon këngën “Vonë”

Dhurata Dora publikon këngën “Vonë”

Kurti hesht kur pyetet për ftesën nga Osmani për dalje nga ngërçi

Kurti hesht kur pyetet për ftesën nga Osmani për dalje nga ngërçi

MPJD merr vendim për uljen e tarifave për shërbime konsullore

Gërvalla: Kërkojmë nga BE-ja gjuhë të ashpër ndaj Serbisë

Gjendet trupi i pajetë i të riut që e zuri dheu gjatë punimeve në Shqipëri

Gjendet trupi i pajetë i të riut që e zuri dheu gjatë punimeve në Shqipëri

Kosova në krizë politike/ Shqipëria në prag të zgjedhjeve | MESDITË

Kosova në krizë politike/ Shqipëria në prag të zgjedhjeve | MESDITË

Arabia Saudite nuk heq dorë nga Mohamed Salah, do të tentojë përsëri transferimin e tij

Arabia Saudite nuk heq dorë nga Mohamed Salah, do të tentojë përsëri transferimin e tij

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X