Mirëpo sipas tij, Kosova ka mjaft institucione të cilat garantojnë sigurinë në vend.
“Fuqia dhe pesha e serbëve të veriut për të krijuar pasiguri në Kosovë është shumë e vogël. Më shumë është si një paralajmërim i elementit rus në regjion, po ashtu mundësisë për ta destabilizuar jo vetëm Kosovën por edhe rajonin. Ne kemi shumë institucione të sigurisë që e garantojnë sigurinë në Kosovë, duke përfshirë këtu inteligjencën, policinë, inteligjenca ushtarake po ashtu edhe prezenca e NATO-s”, tha Haradinaj në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
Disa qytetarë serbë të Mitrovicës së veriut e shohin Rusinë si aleatin e vetëm të Serbisë.
Teksa disa qytetarët serbë në atë pjesë të vendit, mbajnë qëndrim pro-rus dhe mbështesin veprimet e Kremlinit në Ukrainë.