Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria Kurti ka dështuar të krijojë ura të qëndrueshme me diasporën dhe se ka lënë në harresë kontributet dhe aspiratat e tyre.
Haradinaj në një tubim që ka mbajtur më mërgimtarë në Augsburg ka thënë ai dhe parterët e koalicionit do të ndryshojnë këtë qasje.
“Qeveria aktuale ka dështuar të krijojë ura të qëndrueshme me diasporën, duke i lënë në harresë kontributet dhe aspiratat e tyre. Ne do të ndryshojmë rrënjësisht këtë qasje përmes lehtësirave konkrete tatimore për bizneset e diasporës dhe krijimit të një profili të qartë ekonomik që prezanton mundësitë reale për investime. Do të implementojmë një strategji gjithëpërfshirëse që promovon sektorët kyç ekonomikë dhe potencialin turistik të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj ndër të tjera në Facebook.
Haradianj ka thënë se ata do ta formalizojnë arsimin plotësues në disasporë.