Në seancën që po mbahet në Kuvend, Haradinaj theksoi se si veprim të dytë që Qeveria duhet ta marrë, është të dialogojë me serbët e Kosovës për t’i kthyer në institucione.
Ai po ashtu përmendi edhe dy veprime të tjera, si të domosdoshme për zgjidhjen e situatës aktuale në vend, përcjell teve.info
“Veprimi i tretë por jo për nga pesha, për nga rëndësia, është një dialog intensiv i Qeverisë me opozitën, jo vetëm për shkak të konferencave ose fotografive ose të poenave, por për shkak të gjendjes. Njëkohësisht veprimi i katërt që duhet ta kërkojmë ne së bashku është një Samit, një takim disaditor në Amerikë, deri në përmbylljen e marrëveshjes finale Kosovë – Serbi, mes përfaqësuesve në këtë rast, kryeministrit të Kosovës edhe përfaqësuesit të Serbisë”, tha ai.
Sipas tij, ikja nga këto veprime nuk e ndihmon gjendjen.
Ish-kryeministri Haradinaj shtoi se në fund, jo vetëm pozita, por të gjithë do ta bartin “peshën e pasojave”. /Teve1.info/