Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përshëndetur pajtimin mes Kosovës dhe Serbisë për propozimin evropian.
Madje ai normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, e ka quajtur si arritje e madhe.
Haradinaj në Facebook ka thënë se marrëveshja është pranim faktik i pavarësisë së Kosovës, e cila sipas tij, e rikthen normalitetin politik dhe perspektivën integruese euro-atlantike e njohjeve te reja.
“Po aq e rëndësishme mbetet edhe faza vijuese e bisedimeve për çështjet tjera të hapura, për të cilat dua të besoj se do te gjenden zgjidhjet më të mira, me çka do të përmbyllej edhe kapitulli i njohjes ‘de jure’ midis Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ai./teve1.info./