Haradinaj në Facebook tha se protesta e veteranëve është e drejtë teksa, ka kërkuar që protesta të jetë e qytetëruar.
“E drejta e veteranit për të protestuar është e drejtë për të cilën kemi luftuar e mbi të cilën e kemi ndërtuar shtetin. Ftoj veteranët që nesër të mobilizuar të protestojnë për dinjitetin e mohuar. Protesta le të jetë e qytetëruar”, ka shkruar ai.
Tutje nënkryetari i AAK-së, ka ftuar deputetët e Kuvendit të Kosovës që të reflektojnë dhe t’ia kthejnë veteranit dinjitetin.
“Ftoj mazhorancën parlamentare që të reflektojë dhe t’ja kthejë veteranit dinjitetin. Ushtari i UÇK-së nuk e meriton një trajtim të tillë nga shteti sepse UÇK dhe populli janë një”, ka shkruar tutje ai.
Ndryshe kjo protestë e veteranëve vie pasi që veteranët po kërkojnë që të përfshihen në pagën minimale./teve1.info./