Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar në 5 vjetorin e ndarjes nga jeta, ish futbollistin Fadil Vokrri.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se dashurinë për topin, Vokrri e shndërroi në dashuri për Kosovën, për atdheun.
“Sot, në 5 vjetorin e ndarjes nga jeta, kujtojmë me krenari jetën dhe veprën e njeriut model, Fadil Vokrri. Një sportist i cili dashurinë për topin e shndërroi në dashuri për Kosovën, për atdheun”, ka shkruar Haradinaj.