Ai ka thënë se se duhet të vijë një ditë kur duhet të vendosim për veten, shkruan teve1.info
“Finalja është një, është njohja reciproke e cila duhet të ndodhë. Kush e ka guximin, fuqinë apo ndonjë instrument le të ndihmojë. Kush nuk e ka, duhet t’i thotë Kosovës shko rrugës tënde, dhe kur e thotë këtë, atëherë shqiptarët në Ballkan duhet ta pyesin vetën se a mund të ecim kështu si jemi apo çfarë duhet të bëjmë. Pra duhet të vijë një ditë e të na thotë dikush vendosni për vete. Ky është një realitet që duhet ta kuptojmë, sepse kanë kaluar dy dekada, 20 vjet në Evropë dhe po na thonë po e vazhdojmë dialogun. Deri kur?. E kemi thënë secilën herë dhe vazhdojmë ta themi e të këmbëngulim se pa përfshirjen e ShBA-ve nuk do të ketë marrëveshje finale me njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai.
Ndryshe, Kosova dhe Serbia kanë arritur sot marrëveshje për dokumente. Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar se Serbia ka rënë dakord të shfuqizojë dokumentet për hyrje-dalje për qytetarët e Kosovës. /Teve1.info