Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë seancës plenare në Kuvend, tha se në qoftë se mbahen zgjedhjet e 23 prillit në veri, qytetarët atje do votojnë në stacione policore.
Sipas Haradinaj, procesi i tashëm në veri nuk është rrugë drejt suksesit, madje sipas tij, mund të thellohen pasojat për Kosovën në atë pjesë të vendit, përcjell teve1.info.
“A e din Qeveria jonë rrugën deri te suksesi, me informatat që kam gjendja e sotme nuk na dërgon te suksesi. Procesi i tashëm i zgjedhjeve në veri nuk na dërgon te suksesi, mos shqyrtimi i kësaj gjendje me kujdes ose trajtimi i kësaj gjendje me seriozitet me aleatët tonë, mund t’i thellojë pasojat për Kosovën në veri. Në rast se Kosova qëndron me vendimin e vet për mbajtjen e zgjedhjeve, kur të vijë dita e zgjedhjeve, qytetarë e veriut do të shkojnë për votim në stacione policore. Duhet t’i bëjmë analizë kësaj situate se a është në interesin tonë të arrijmë te kjo ditë. Ma mirë me e pranu një çerek humbje sot, një gjysmë humbje nesër, se sa një humbje të plotë në ditën e zgjedhjeve”, deklaroi Haradinaj para deputetëve.
Derisa u bëri thirrje Qeverisë, presidentes Vjosa Osmani dhe institucioneve të vendit, ta trajtojnë me seriozitet gjendjen në veri dhe ta marrin një vendim lidhur me këtë situatë./teve1.info/.