TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Haradinaj në Klinë: Qeverisja e Kurtit po e mban Kosovën të izoluar, të varfër dhe pa perspektivë

by teve1
1 vit ago
0
A A
Haradinaj në Klinë: Qeverisja e Kurtit po e mban Kosovën të izoluar, të varfër dhe pa perspektivë

Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, në tubimin e mbajtur në Grabanicë të Klinës ka premtuar përfundimin e rrugës tranzitore që e lidh Klinën me Istogun dhe Skenderajn, ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza dhe zhbllokimin e rrugës për Gjakovë.

Haradinaj po ashtu ka premtuar anëtarësim direkt në NATO, investim në mbrojtje mbi 4% të GDP-së, sjellje të gazit amerikan, ndërtimin central me gaz për energji të lirë, paga minimale dhe pensione jo më pak se 500 euro si dhe pagë mesatare 1000 euro.

“Në Grabanicë të Klinës, bashkë me kryetarin Zenun Elezaj dhe kandidatët e tjerë nga kjo komunë: Marqe Selmanaj e Dr. Haxhi Ibishi, prezantuam programin tonë transformues për një Kosovë Fituese. Klina, nën udhëheqjen e Aleancës, është shembull i qeverisjes së mirë dhe dëshmi se çfarë mund të arrijmë kur kemi vizion të qartë dhe vullnet për veprim. Do ta përfundojmë rrugën tranzitore që e lidh Klinën me Istogun dhe Skenderajn, do të ndërtojmë impiantin e ujërave të zeza dhe do të zhbllokojmë përfundimisht rrugën për Gjakovë. Kosova ka nevojë për siguri të përjetshme përmes anëtarësimit direkt në NATO. Nuk ka më kohë për eksperimente me sigurinë nacionale që i shërbejnë Rusisë e Serbisë. Do të rrisim investimin në mbrojtje mbi 4% të GDP-së. Do të sjellim gazin amerikan dhe do të ndërtojmë central me gaz për energji të lirë. Do të garantojmë paga minimale dhe pensione jo më pak se 500 euro, dhe paga mesatare 1000 euro”, ka thënë ai.

Gjithashtu në këtë tubim ai ka deklaruar se qeverisja e Kurtit po e mban Kosovën të izoluar, të varfër dhe pa perspektivë.

“Qeverisja e Kurtit po e mban Kosovën të izoluar, të varfër dhe pa perspektivë. Nuk ka më keq se kur një popull me potencial kaq të madh mbahet peng i një udhëheqësie që nuk di të qeverisë. Sot, me rezerva shtetërore të vjedhura, energji të shtrenjtë dhe miqësi të prishura me aleatët, Kosova po përjeton dështimin më të madh në historinë e saj të pasluftës”, ka deklaruar Haradinaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Vendos KQZ, rinumërim i plotë i votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Cakolli: Rinumërimi i plotë i votave është zgjidhja e duhur

DnV kërkon rinumërim të plotë dhe hetim edhe të kandidatëve për deputetë

Hamza letër BE-së, kërkon heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës

Hamza kërkon rinumërim të plotë të votave

KQZ miraton ndryshimin e rregullores për votim dhe regjistrim jashtë vendit

KQZ sot diskuton për procesin e rinumërimit të deritashëm të vendvotimeve

Peja luan ne ligën ENBL

Peja luan ne ligën ENBL

Kurti: Zgjerimi i BE-së, çelës për sigurinë evropiane

Kurti udhëton për në Davos, merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror

Ardon Jashari kthehet muajin tjetër në fushë

Jashari flet për triumfin ndaj Lecces dhe Modriqin

Dukiç: Vuçiq po e fut Serbinë në konflikte globale, duke akuzuar SHBA-në dhe Izraelin për ngjarjet në Iran

Dukiç: Vuçiq po e fut Serbinë në konflikte globale, duke akuzuar SHBA-në dhe Izraelin për ngjarjet në Iran

Dënohet me mbi 6 vjet burgim personi që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona në Qubrel

Dënohet me mbi 6 vjet burgim personi që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona në Qubrel

Mbyllet përkohësisht zyra e pensionistëve në Drenas, të moshuarit shërbimet duhet t’i marrin në Prishtinë

Ministria e Financave njofton se cilat kategori të pensionistëve nuk kanë nevojë të lajmërohen

Raporti i Auditorit: MPB pagoi 112 mijë euro për serbët që nuk dolën në punë

Dy zyrtarë të MPB-së në mesin e të arrestuarve në aksionin e sotëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën