Zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka ka bërë të ditur për teve1.info se konferenca do të mbahet në selinë e kësaj partie.
“Sot, me fillim nga ora 13:00, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, do të zhvillojë një konferencë të jashtëzakonshme për media. Konferenca mbahet në selinë qendrore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”, tha ai.
Arsyet për mbajten e kësaj konference nuk janë bërë të ditura. /Teve1.info/