Haradinaj thotë se Kurti ka marrë “rrugën e dreqit” dhe po e ndihmon me plane presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
“Ne kemi presion prej një kryeministri që ka marrë rrugën e gabume, ndryshe thënë rrugën e dreqit, ai e ka rrugën e dreqit, rrugën e Serbisë e ka marrë. Është ka ia ndihmon planeve të Vuçiqit 100 për 100 qind me saktësi. Edhe është ka i qet në pozitë të keqe ata që me garanca të veta po punojnë me na qu në qëllim që është me mbyll njohjen me Serbinë”, tha ai në “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.
Pas vendimit të Qeverisë për targat dhe situatës së krijuar në veri, Haradinaj ka vazhduar me kritikat ndaj Kurtit, teksa e ka akuzuar edhe se ka prishur raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Teve1.info/