TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Haradinaj kujton heroinën Aze Brahimaj

nga TËVË 1
3 Gusht, 2023
0
A A
​Haradinaj kujton heroinën Aze Brahimaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroizmin e nënës Aze, në 25-vjetorin e rënies.

Haradinaj, ka kujtuar edhe sakrificën nënës Aze, Zize Syla dhe tre të rënët e tjerë, më 3 gusht të vitit 1998, Idriz Gucati dhe Sejdi e Arif Kasumaj.

“Një nënë luftëtare si ajo, është unike në historinë tonë të re dhe sot kur e kujtojmë me pietet, duhet të vëmë në pah se lavdia e UÇK-së nuk do ta kishte përmasën që e ka pa nënat tona të papërkulura”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Tutje, ai ka shkruar se trimëria, guximi dhe vendosmëria e saj deri në vetëmohim, e bën të veçantë dhe të paharruar në kujtimin e brezave.

Kontributi i nënë Azës, në luftën për çlirimin e Kosovës vlerësohet i madh. Gjyshja e Ramush Haradinajt nga ana e nënës, në radhët e UÇK-së bashkë me krejt familjen ishin inkuadruar qysh në vitin 1996.

Me krijimin e celulave të para të UÇK-së, në Dukagjin, ajo priti në shtëpinë e saj, i strehoi, ju dha bukë, luftëtarëve çlirimtarë më vonë dëshmorë të kombit si: Zahir Pajaziti, Mujë Krasniqi, Fehmi e Xhevë Lladrovci, Luan e Shkelzen Haradinaj, Abedin Rexha, Bedri Shala, ABEJA-ja, Xheladin Gashi, Xhelal Hajda, pastaj edhe Sylejman e Rexhep Selimit, Ramush e Daut Haradinaj, Kadri Veseli e Hashim Thaçi, Sahit e Musë Jasharit, Nait Hasani, e shumë të tjerë. Të gjithë këta e të tjerë nëna Azë i priste i përcillte, u jepte bukë, u jepte moral për luftën.

Ndihmesë të madhe luftës çlirimtare i dhanë edhe njësitë logjistike që shërbenin në zonat e lira pranë komandave, pastaj njësitë mobile që bënin lidhjet me logjistikën nëpër vende të ndryshme. Një kontribut të tillë dha edhe Azë Brahimaj, e cila shumë herë gjatë veprimtarisë së saj ilegale e legale kishte rrugëtuar nëpër vende të ndryshme të Kosovës, për të kontaktuar me grupe dhe për të mbajtur lidhjet e tyre si atë të Jabllanicës e Gllogjanit e të tjera.

Kur luftëtarët çlirimtarë nuk kishin mundësi lëvizjeje, në rrethana të caktuara të luftës, sidomos gjatë ditës kur ndodheshin në ndonjë bazë, ishte nëna Azë, ajo që shkonte e dërgonte porositë e caktuara, njëjtë sikur kishte vepruar në Prekaz, Sala Jashari.

Me mund dhe pa u kursyer në moshën e saj të pleqërisë, ajo gatuante bukë dhe u mbante lidhje luftëtarëve të lirisë, që qëndronin me ditë e javë në shtëpinë e saj. Ajo mbahej krenare për bijtë luftëtarë, për Lahiun që ishte pjesë e kreut të luftës, për nipat në Gllogjan të cilët mbanin mbi supe fatin e luftës në Dukagjin. E vetëdijshme për pozitën me të cilën e kishte ballafaquar koha, ajo kishte marrë vendimin e saj definitiv, të qëndronte në shtëpi dhe ta mbronte konakun e burrit e të vetin, ku kishte lindur e rritur bijtë e bijat dhe ku kishte jetuar me nder e dinjitet, shkruan KP.

Me 2 gusht të vitit 1998 në ofensivën që ndërmori ushtria serbe, nëna Aze nuk pranoi të largohej nga shtëpia. Ajo kishte ndarë mendjen me kohë dhe donte të qëndronte në shtëpi e të ishte krah për krah me djemtë e saj, që luftëtarëve të lirisë të mos u mungonte buka. Me 3 gusht të vitit 1998 forcat vrastare e vranë në oborr të shtëpisë, së bashku me nënën e saj Zizën, 100 vjeçare, e cila ndodhej te bija e saj.

Atë ditë nëna Azë e shpagoi veten. Ajo i zbrazi dy bombat e dorës, që i kishte ruajtur me muaj për një sulm të tillë. Nëna Azë u bë e pavdekshme me veprat e saja. Ajo vuri vetën në shërbim të interesave të kombit, nuk u kursye për asgjë deri në momentin e fundit të jetës së saj.

Pas vdekjes, është dekoruar me mirënjohje nga ish-presidentët Atifete Jahjaga dhe Hashim Thaçi.

Tags: Aze Brahimajramush haradinajZize Syla
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoxha: Konjufca ka treguar se mund të tejkalojë bindjet partiake për komunikim në Kuvend

Hoxha: Konjufca ka treguar se mund të tejkalojë bindjet partiake për komunikim në Kuvend

Çfarë pret PDK-ja nga takimi me presidenten Osmani? – Flet Eliza Hoxha

Çfarë pret PDK-ja nga takimi me presidenten Osmani? – Flet Eliza Hoxha

7 tonë vajra motorikë me prejardhje nga Irani sekuestrohen në Viti

7 tonë vajra motorikë me prejardhje nga Irani sekuestrohen në Viti

Protesta e OVL-UÇK-së kundër Trendafilovës – Flet kryetari Hysni Gucati

“Info Nata”-13.05.2025

“Info Nata”-13.05.2025

Shqipëria me “Zjerm” e ndez “Eurovisionin”

Shqipëria me “Zjerm” e ndez “Eurovisionin”

Pozhari: Formimi i qeverisë pa Kurtin do të ishte gabim i madh politik i opozitës

Pozhari: Formimi i qeverisë pa Kurtin do të ishte gabim i madh politik i opozitës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X