Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar dëshmorët e komunës së Istogut përmes një postimi në Facebook.
Ai ka thënë se Istogu duhet të ndihet krenar me bijtë e vet, të cilët në luftën e fundit për liri kanë treguar heroizëm të vërtetë dhe përkushtim ndaj atdheut.
Në këtë ditë përkujtimore për dëshmorët e kësaj komune, të cilët ranë nën emblemën e Brigadës 133 “Adrian Krasniqi”, Haradinaj ka nderuar veprën e tyre heroike. Ai ka përmendur edhe disa nga dëshmorët, përfshirë Mustafë Blakaj, Abedin Dervishaj, Bujar Visoqi, Ismet Bicaj, Izet Shatri, Muharrem Vuthaj, Nezir Mujaj, Shaqir Tahiraj, Skënder Maraj, Xhafer Mehmetaj, Smajl Fetahaj, Xhafer Haskaj, Sylë Çeta, Qazim Hakaj, Nexhmedin Hakaj, Sami Gashi dhe Njomëza Lipaj, të cilët ranë në prill të vitit 1999, si dhe të tjerë që deri në përfundim të luftës.







