TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Haradinaj: Kosova të tregojë fleksibilitet në trajtimin e çështjes së dinarit

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Haradinaj: I tërë zinxhiri menaxhues dhe autorët e këtij krimi, të dalin para drejtësisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e cilëson të drejtë vendimin e Bankës Qendrore për të hequr nga përdorimi dinarin, në zonat e banuara me shumicë serbe.

Ai thotë se dinari është i jashtëligjshëm e se Kosova, e ka detyrim të zbatojë një ligj në vend. Megjithatë Haradinaj shton se Kosova mund të tregojë fleksibilitet mbi këtë çështje, për një periudhë kohore të caktuar.

Haradinaj ka folur dhe mbi mundësitë për ripërtëritjen së shpejti të procesit për zbatimin e marrëveshjeve të arritura vitin e kaluar mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai bëri fajtore qeverinë Kurti që merret me mini-kriza siç tha ai, duke harruar qëllimet strategjike, siç është anëtarësimi i vendit në NATO. Kjo thotë Haradinaj, do t’i jepte zgjidhje, problemeve “që mundohet të na shkaktojë Serbia”, në aspektin e sigurisë.

Haradinaj foli dhe mbi paralajmërimet për tërheqje të bëra nga ekipi i avokatëve mbrojtjes të ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë, për shkak se nuk është paguar nga ky i fundit.

Intervista e Haradinaj për Zërin e Amerikës:

Zëri i Amerikës: Sipas mendimit tuaj a po hyn Kosova në një cikël të ngjashëm me atë të targave të makinave dhe a duhet që Banka, ta pezullojë një vendim të tillë?

Haradinaj: Besoj se çështja e dinarit të Serbisë në Kosovë, nuk është ligjore, përdorimi i kësaj monedhe dhe mendoj që Banka Qendrore ka ndërmarrë veprimin e duhur. Në rast se ka vështirësi praktike në zbatim ia vlen një fleksibilitet në kohë, si dhe të mundësohet për shembull konvertimi i dinarëve, apo të hyrave ekzistuese. Mirëpo nuk mund të jetë një praktikë e vazhdueshme, nuk mund të vazhdojë financimi i serbëve të Kosovës nga Serbia në dinarë, pasi dinari nuk është valutë e Kosovës.

Zëri i Amerikës: I dërguari evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ndodhet sot në Prishtinë, për një nxitje të zbatimit të marrëveshjeve të arritura vitin e kaluar. A mendoni se do të ketë një rigjallërim të procesit së shpejti?

Haradinaj: Besoj se për Kosovën është me shumë interes me dalë nga status-quoja dhe nga menaxhimi i krizave, pra krizave të vogla që shkaktohet dhe sidomos ato që lidhen me sigurinë në veri. Pra ne e zgjidhin çdo problem të sigurisë, nëse ne kualifikohemi si të suksesshëm në dialog dhe na hapet procesi i anëtarësimit në NATO.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Smajljaj: Ka rënie të entuziazmit për një marrëveshje për presidentin

Smajljaj: Ka rënie të entuziazmit për një marrëveshje për presidentin

Bytyqi: Opozita ta sfidojë Kurtin me kandidat për presiden

Bytyqi: Opozita ta sfidojë Kurtin me kandidat për presiden

Mundësia për zgjedhje, Limaj: Me këtë opozitë kështu, kurrë

Limaj: Vedat, mos u mërzit, çdo shtëpi e ka “bërllokun” e vet

Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e pesë impianteve për trajtimin e ujëave të ndotura

Mehmeti: Brenda një ose dy javësh, përdorimi i gjuhës shqipe do të ndalohet në gjykatat e Maqedonisë

Mehmeti: Brenda një ose dy javësh, përdorimi i gjuhës shqipe do të ndalohet në gjykatat e Maqedonisë

Kurti mesazh FFK-së: Keni krijuar ekip që i dha besim një kombi të tërë

Kurti mesazh FFK-së: Keni krijuar ekip që i dha besim një kombi të tërë

Mehmeti: Çfarë e pengon PDK-në të tregojë propozimin e tyre për president?

Mehmeti: Çfarë e pengon PDK-në të tregojë propozimin e tyre për president?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën