TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Haradinaj kërkon që marrëveshja Kosovë-Serbi të nënshkruhet në Shtëpinë e Bardhë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Haradinaj: Ministrja Haxhiu avokate, kolegë të VV-së a po e shihni ku keni mbërri?

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kërkoi nga presidentja, kyrparlamentari dhe kryeministri i Kosovës që të kërkojnë nga presidenti i SHBA-së, Biden, që t’i pres në Shtëpinë e Bardhë për ta nënshkruar marrëveshjen finale me Serbinë e cila sipas tij duhet të jetë me njohje reciproke, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e obligueshme.

Haradinaj para deputetëve tha se Kosova një nga temat më të rëndësishme aktualisht e ka dialogun me Serbinë.

“Të ankohemi korridoreve të Kuvendit tonë në njërin nga ata që vjen në Prishtinë nuk fitojmë kurgjo. Kjo punë zgjidhet ndryshe, presidentja, kryetari i Kuvendit, kryeministri, një letër të përbashkët presidentit të Amerikës. I nderuar president është afrua përmbyllja ose normalizim i plotë me Serbinë. A po na pret në Shtëpinë e Bardhë ta nënshkruajmë marrëveshjen historike, një marrëveshje gjithëpërfshirëse, me njohje reciproke, normalizim të plotë, obligative ligjore. Çdo rrugë tjetër do ta lodhë Kosovën, do t’i lodhë ata që e përkrahin Kosovën dhe mund të na sjellë pasoja”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se tema si dialogu dhe ndjeshmëria e kësaj teme e obligon kryeministrin me e konsultu parlamentin, andaj sipas Haradinajt, kryeministri i Kosovës nëse nuk e bënë këtë del nga obligimet e veta, nga përgjegjësitë e veta.

Kurse sa i përket nivelit të dialogut, Haradinaj tha se nuk po diskutohet me njerëzit vendimmarrës, por sipas tij me të ngarkuar për dialog.

“Ka diçka që është shumë me rëndësi. Ajo që i thuhet opinionit, duhet të jep sqarime kryeministri për të, dhe më së miri në parlament, jo me e ndjekë gazetarët në traktor por në parlament sepse për këtë është parlamenti. Çka është ky dokument, një dokument franko-gjerman, një dokument tjetër, jo me na dhënë për publik dokumentet sensitive por t’i tregoj kuvendit. Sipas meje nuk ka dokuemtn franko-gjerman, është ajo loja e caktuar që i bëjnë kuzhinat e caktuara është vetëm një dokument amerikano-evropian, por është vetëm një dokument. Duhet mi tregu Kosovës a është një dokument apo janë shumë. Unë e di që është vetëm një. Ajo që më habitë është pse ne po shpresojmë që të arrijmë sukses me këtë nivel të dialogut, e cili është ky nivel, i Lajçakut, i të ngarkuarve, por jo i vendimmarrësve”, tha Haradinaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Gjendet pa shenja jete një person në Malishevë

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Policia jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Mitrovicë

E shtuna me vranësira dhe reshje shiu

E shtuna me vranësira dhe reshje shiu

Harry Bajraktari, letër Trumpit: Angazhohuni që Specialja t’i gjykojë drejt ish-krerët e UÇK-së

Harry Bajraktari, letër Trumpit: Angazhohuni që Specialja t’i gjykojë drejt ish-krerët e UÇK-së

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Gjendet pa shenja jete një person në Malishevë

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Policia jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Mitrovicë

​Si filloi Shën Valentini dhe si festohet në botë

​Si filloi Shën Valentini dhe si festohet në botë

​Dita Ndërkombëtare e Epilepsisë

​Dita Ndërkombëtare e Epilepsisë

E shtuna me vranësira dhe reshje shiu

E shtuna me vranësira dhe reshje shiu

Harry Bajraktari, letër Trumpit: Angazhohuni që Specialja t’i gjykojë drejt ish-krerët e UÇK-së

Harry Bajraktari, letër Trumpit: Angazhohuni që Specialja t’i gjykojë drejt ish-krerët e UÇK-së

Dugolli: Synojmë konsensus për presidentin që të shmangen zgjedhjet e reja, s’përjashtohet Haradinaj

Dugolli: Synojmë konsensus për presidentin që të shmangen zgjedhjet e reja, s’përjashtohet Haradinaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën