Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar Qeverinë Kurti se ka tradhtuar besimin e qytetarëve.
Haradinaj në një tubim që ka mbajtur me qytetarët ka thënë se sot kemi një qeveri që po dëmton shtetin.
Ai ka thënë se partia e tij dhe partnerët e koalicionit ka një alternativë për të bërë ndryshimin e madh.
“Aleanca me partnerët e koalicionit ka ofruar një alternativë qeverisëse për ta bërë të mundur ndryshimin e madh për të cilin ka nevojë Kosova, një qeverisje me vizion për rikthimin e shpresës, për orientimin e vendit drejt prosperitetit e integrimit euro-atlantik. Sot kemi një qeveri që po e dëmton shtetin, qeveri e cila e ka tradhtuar besimin e secilit qytetar, pasi e solli të kundërtën e asaj që ka premtuar, duke e futur vendin në varfëri e qytetarët në zhgënjim të thellë”, ka shkruar Hardainaj.
Haradinaj në shënimin e 24-vjetorit të themelimit të Aleancës në Klinë, ka publikuar emrat kandidatëve për deputet në Kuvendin e Kosovës nga kjo degë, Haxhi Ibishit, Marqe Selmanajt,Hamëz Berishës.