Sipas Haradinaj, i tërë zinxhiri menaxhues dhe autorët e këtij krimi, duhet të dalin para drejtësisë.
“I tronditur nga rasti në Pejë, ku nëna e Dëshmorit Taulant Nura, dhunohet fizikisht nga ato që duhet të kujdesen për të. E papranueshme dhuna e shfaqur në video. I tërë zinxhiri menaxhues dhe autorët e këtij krimi, të dalin para drejtësisë. Rastet e tilla janë aq sa të dhimbshme po aq të neveritshme dhe nuk kanë vend në Kosovën tonë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Teksa më tej, Haradinaj ka theksuar se të moshuarit dhe çdo kategori e shoqërisë pa dallim, meritojnë trajtim dhe dinjitet, duke uruar që raste të tilla të mos përsëriten më asnjëherë, raporton teve1.info.
Kujtojmë se një grua e moshuar është dhunuar nga disa punonjës të një shtëpie të pleqve në Pejë, derisa pamjet e xhirimit të ngjarjes janë publikuar edhe në media sociale.
Tëvë1.info ka kuptuar se rasti ka ndodhur të shtunën, mirëpo është mbajtur fshehur deri më sot.