TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Haradinaj e quan të varfër buxhetin e vitit 2023, thotë se AAK nuk do ta votojë

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
Gjykata hedh poshtë aktakuzën ndaj Haradinaj dhe të tjerëve

Haradinaj ka thënë se projektbuxheti i vitit 2023 nuk ka kurrfarë parametrash për të ruajtur stabilitetin ekonomik apo për zhvillim.

“Me qenë se ky projektbuxhet, i tillë çfarë është nuk ka kurrfarë parametrash për të ruajtur stabilitetin ekonomik apo për zhvillim, por paraqet një buxhet të mjerimit dhe varfërimit, dhe i njëjti nuk do të pësojë ndryshime të cilat do të propozohen edhe nga grupi ynë parlamentar, Aleanca nuk do ta votojë”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Sipas tij, për herë të parë në historinë e Kosovës, kemi një buxhet në krahasim me vitin paraprak.

“Për herë të parë në historinë e Kosovës, kemi një buxhet më të vogël në krahasim me vitin paraprak. Buxheti i paraparë në kufijt e shpenzimeve 3 miliardë e 212 milionë euro, nominalisht 10.8% më i madh sesa ai i vitit 2022, në fakt është për një të katërtën më i vogël. Nëse shumës së paraparë, ia zbresim 20% inflacion (sipas Bankës Botërore) dhe inflacionin prej 4.3% që qeveria e ka paraparë për vitin 2023, atëherë vlera reale e buxhetit bie në 2.5 miliardë, e që është 400 milionë euro më i vogël sesa buxheti i vitit 2022”, tha Haradinaj. /Teve1.info/

Postimi i plotë:

Buxheti i varfërimit
Për herë të parë në historinë e Kosovës, kemi një buxhet më të vogël në krahasim me vitin paraprak.
Buxheti i paraparë në kufijt e shpenzimeve 3 miliardë e 212 milionë euro, nominalisht 10.8% më i madh sesa ai i vitit 2022, në fakt është për një të katërtën më i vogël. Nëse shumës së paraparë, ia zbresim 20% inflacion (sipas Bankës Botërore) dhe inflacionin prej 4.3% që qeveria e ka paraparë për vitin 2023, atëherë vlera reale e buxhetit bie në 2.5 miliardë, e që është 400 milionë euro më i vogël sesa buxheti i vitit 2022.
Për të qenë më i qartë, qytetarët që marrin paga nga shteti, shërbyes civilë, pensionistë dhe të gjitha kategoritë e tjera, do të jenë për 25% më të varfër krahasuar me 2022, sepse me pagat e tyre do të blejnë 25% më pak mallra të konsumit.
Me këtë buxhet, do të mbeten mangu një e katërta e investimeve kapitale, ndërsa vet projeksioni i të hyrave, është bërë pa asnjë logjikë financiare. Të hyrat nga tatimi i korporatave apo tatimi në fitim parashihet të shtohet 41%, të hyrat nga tatimi në të ardhura personale parashihet të rritet 24%, ndërsa rritja e pagave realizohet në vlerën 11%. Pra, më shumë taksa për qeverinë, e më pak para për popullin.
Qesharake është edhe projeksioni i të hyrave doganore dhe të atyre të akcizës, që parashihen të rriten 3.4%, përkatësisht 4.5%, ndërkohë që rritja e çmimeve të importit parashihet në 8.5%. Duhet të kesh mbaruar katër vjet shkollë fillore, për të kuptuar se qeveria Kurti ka probleme serioze me operacionet e thjeshta matematikore.
Avazi i njëjtë është edhe tek struktura e shpenzimeve. Derisa janë 5800 vende të lira pune, e qeveria nuk po i punëson qytetarët, ata kanë planifikuar vetëm 1400 punësime për vitin 2023 dhe një rritje të fondit të pagave në vlerë 75 milionë. Në këto shifra, ne nuk shohim as rritjen nominale të pagave, pra, po vazhdon varfërimi i qytetarëve.
Dështimi më i tmerrshëm ndonjëherë, i ndonjë qeverie në Kosovë, është pikërisht dështimi i qeverisë Kurti në investimet kapitale.
Shuma e paraparë për investime kapitale, që kap shifrën 810 milionë, është në masë 90% vetëm bartje nga mosrealizimi i investimeve nga viti 2021 (rreth 200 milionë) dhe nga viti 2022 (rreth 500 milionë).
Është një pikëpyetje e madhe se si kjo qeveri e dështimit dhe mashtrimit, po e llogarit rritjen ekonomike të vitit 2023. Derisa vëllimi i investimeve private ka stagnuar, ndërsa investimet publike nuk janë realizuar as 21%, për çfarë rritje ekonomike po flet qeveria?
E vetmja kategori shpenzuese që do të ketë rritje, është kategoria “mallra dhe shërbime”, në masë 22.3%. Qeveria që trumbetonte luftimin e luksit qeveritar, ka ngritur fondin e shpenzimeve qeveritare në 493 milionë euro, që është 194 milionë më i lartë se në vitin 2020. Kjo e bënë qeverinë Kurti zhvatësen më të madhe të buxhetit shtetëror, sa i përket shpenzimeve qeveritare.
Përmes buxhetit të vitit 2023, qeveria Kurti është përkujdesur që të godas edhe komunat. Kjo sepse komunat nuk qeverisen nga ky pushtet, por nga partitë opozitare. Grantet qeveritare për të gjitha komunat, janë shtuar vetëm për 75 milionë, që nuk e mbulojnë as dëmin e inflacionit.
Komunave u është zvogëluar edhe fondi për bashkëfinancim dhe po u shkaktohen edhe shumë probleme në realizimin e projekteve nga të hyrat vetanake në procedurat e pagesave.
Qeveria ka goditur edhe Arsimin, pasi që mësimdhënësit e arsimit parafillor, fillor dhe të mesëm, kosiderohen si të padëgjueshëm nga pushteti. Mësimdhënësit u dënuan nga qeveria me zvogëlim të fondit të pagave, konkretisht me 293 mijë euro më pak sesa në vitin 2022.
Ne vazhdimisht kemi insistuar në miratimin urgjent të Ligjit për Pagat, mes tjerash edhe për shkak të pabarazisë mes të punësuarve të nivelit lokal dhe qendror. Për një të punësuar në nivelin qendror, buxheti ndanë 870 euro bruto pagë mujore, ndërsa për të punësuarin në nivelin lokal në vlerë vetëm 540 euro bruto pagë mujore.
Këto që i përmenda, janë një pjesë e vogël e vërejtjeve që i kemi për projektbuxhetin e vitit 2023 dhe për keqmenaxhimin e buxhetit të vitit 2022. Do të jemi në përcjellje të vazhdueshme dhe me shumë kujdes të problemeve të kësaj natyre dhe do të informojmë qytetarët e vendit në transparencë të plotë, pasi që qeveria aktuale është kampione për mungesë transparence dhe manipulim.
Me qenë se ky projektbuxhet, i tillë çfarë është nuk ka kurëfarë parametrash për të ruajtur stabilitetin ekonomik apo për zhvillim, por paraqet një buxhet të mjerimit dhe varfërimit, dhe i njëjti nuk do të pësojë ndryshime të cilat do të propozohen edhe nga grupi ynë parlamentar, Aleanca nuk do ta votojë.
ShareTweet

Postime të ngjashme

Prokuroria në Prizren vazhdon hetimet ndaj grupit të dytë të të dyshuarve për manipulimin e votave

Prokuroria në Prizren vazhdon hetimet ndaj grupit të dytë të të dyshuarve për manipulimin e votave

Naim Murselit i bëhet ekzaminimi në QKUK

“Larg qoftë me ushtru dhunë apo diçka e tillë”, Naim Murseli flet për raportin që kishte me tani të ndjerën Liridona Ademaj

Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuari për grabitje

OEAK i bën thirrje Komisionit Evropian për zgjidhje urgjente ndaj bllokadave të transportit

Sot seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt

Refuzohen propozimet e mbrojtjes, Naim Murseli nis dhënien e mbrojtjes

Prokuroria në Prizren vazhdon hetimet ndaj grupit të dytë të të dyshuarve për manipulimin e votave

Prokuroria në Prizren vazhdon hetimet ndaj grupit të dytë të të dyshuarve për manipulimin e votave

Naim Murselit i bëhet ekzaminimi në QKUK

“Larg qoftë me ushtru dhunë apo diçka e tillë”, Naim Murseli flet për raportin që kishte me tani të ndjerën Liridona Ademaj

Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuari për grabitje

OEAK i bën thirrje Komisionit Evropian për zgjidhje urgjente ndaj bllokadave të transportit

Sot seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt

Refuzohen propozimet e mbrojtjes, Naim Murseli nis dhënien e mbrojtjes

Rama: Pagesa për Trafikun Urban u realizua, falënderim punëtorëve për korrektësinë

Rama nënshkruan marrëveshje me KRM “Pastrimi”, thotë se ka nisur largimi i mbeturinave në kryeqytet

Çfarë kërkoi Salih Mustafa nga Gjykata e Hagës në kohën sa e kishte babanë ende gjallë?

Çfarë kërkoi Salih Mustafa nga Gjykata e Hagës në kohën sa e kishte babanë ende gjallë?

Fondet e Kosovës për Luginën e Preshevës ndezin përplasje politike

Fondet e Kosovës për Luginën e Preshevës ndezin përplasje politike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën