TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Haradinaj: E kritikojmë qeverisjen e Kurtit, por e përkrahim Propozimin Evropian – E përmban njohjen “de jure”

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Haradinaj kërkon nga Qeveria të bëhet një fond emergjent dhe të ofrohet ndihma e FSK-së pas tërmetit në Turqi

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka kritika të mëdha për qeverisjen e Kurtit, dhe mënyrën sesi është zhvilluar procesi i dialogut, porse Propozimi Evropian duhet të përkrahet edhe nga partitë opozitare.

Haradinaj ka thënë se e konsideron si arritje të madhe për Kosovën propozimin për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.

Megjithëse beson se marrëveshja ka mundur të jetë edhe më e mirë me “një kryeministër tjetër”.

Derisa, zyrtarët qeveritarë dhe disa analistë po përsërisin se Marrëveshja që pritet të nënshkruhet më 18 mars në Ohër është njohje “de facto” e Kosovës nga Serbia, Haradinaj shkon edhe më tutje.

“Marrëveshja ka njohjen edhe de-jure në planin ndërkombëtar, por nuk e ka njohjen bilaterale me Serbinë. Kjo e arritur është falë aleatëve tanë dhe me siguri reflekton realitetet në rajon e Kosovë. Kjo është një arritur e madhe e aleatëve tanë, kuptohet duke e reflektuar realitetin e Kosovës por edhe të Serbisë, por edhe të zhvillimeve globale, si e arritur e tillë është arritje e madhe për Kosovën”, u shpreh Haradinaj.

Sipas tij, Aleanca e përkrah marrëveshjen e njohur si propozimi franko-gjerman.

“Aleanca dhe unë e përkrahim propozimin e njohur si franko-gjerman, që është një e arritur e madhe e aleatëve tanë, veçanërisht me ndihmën e Amerikës, e me të cilën ne ndahemi nga Serbia.

Kritikë kemi pasur dhe kemi për mënyrën sesi është menaxhuar procesi i dialogut nga kryeministri Kurti, ashtu siç kemi kritika edhe për qeverisjen në vend, mirëpo ne e mbështesim planin franko-gjerman, përkrahur prej Amerikës”, ka thënë Haradinaj.

Por, lideri i AAK-së beson se Kosova ka pasur mundësi të marrë më shumë.

“Me siguri, ka pasur mundësi tjera, me Qeveri tjetër e kryeministër tjetër, por në rrethanat në të cilën ndodhemi si Kosovë, është një arritje e madhe”, deklaroi Haradinaj.
Në fund, kreu i AAK-së është shprehur i bindur se marrëveshja do të ratifikohet në Kuvend./EO/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet i dyshuari për dhunim në Rahovec

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet një person për sulm seksual në Gjakovë

Maqedonci: Beteja e Gllogjanit vulosi qartë se UÇK-ja ishte një ushtri e lindur nga populli

Maqedonci: Beteja e Gllogjanit vulosi qartë se UÇK-ja ishte një ushtri e lindur nga populli

​27 vjet nga vrasja e Bajram Kelmendit dhe dy djemve të tij

​27 vjet nga fillimi i sulmeve të NATO-s ndaj caqeve serbe

​27 vjet nga fillimi i sulmeve të NATO-s ndaj caqeve serbe

Shënohet 28-vjetori i “Epopesë së Dukagjinit

Shënohet 28-vjetori i “Epopesë së Dukagjinit

Mot i vranët dhe me riga shiu të hënën

Mot i vranët dhe me riga shiu

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën