Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se me programin qeverisës Trepça do të rikthehet motor i zhvillimit ekonomik të vendit.
Në një takim në Mitrovicë, ku ka prezantuar kandidatët për deputetë nga kjo komunë , Haradinaj ka thënë se ata do ta përfundojnë rrugën Prishtinë-Mitrovicë me standardet më të larta.
“Mitrovica është zemra e qëndresës dhe krenarisë sonë kombëtare. Me planin tonë për Kosovën Fituese, do të rikthejmë Trepçën si një motor të zhvillimit ekonomik, duke krijuar qindra vende të reja pune. Do të përfundojmë rrugën Prishtinë-Mitrovicë me standardet më të larta, do të rregullojmë shtretërit e lumenjve Sitnica dhe Lushta dhe do të rinovojmë shkollat “Ismail Qemali” dhe “Fazli Greiçevci”. Përtej kësaj, Shala e Bajgorës do të shndërrohet në një destinacion turistik të klasit të parë, ndërsa mbështetja për bujqësinë në Vinarc dhe Gushafc do të ofrojë mundësi të reja për fermerët”, ka shkruar Haradinaj.