Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe në Prekaz me rastin e ditëlindjes së komandantit legjendar, Adem Jashari.
Haradinaj tha se komandanti i dha fund armikut dhe duhet çuar në vend amanetin e patriotëve të të gjitha kohërave.
“Në këtë datë me rëndësi historike, bëmë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz, me rastin e ditëlindjes së komandantit legjendar, Adem Jashari, i cili i dha fundin armikut, duke çuar në vend amanetin e patriotëve të të gjitha kohërave. Komandant, ti veç ditëlindje ke “, ka shkruar Haradinaj në Facebook.