Federata e Basketbollit e Kosovës ka bërë të ditur për hapjen e Afatit kalimtar për basketbollist dhe basketbolliste, për ndryshimin apo përforcimin e klubeve para fillimit të sezonit të ri.
Sipas FBK-së, afati i transferimeve fillon më 18 gusht 2025 dhe përfundon 29 gusht 2025.
Klubet që regjistrojnë lojtarë të huaj duhet të dorëzojnë: Fletëpagesën në llogari të FBK-së, Pasaportën,Deklaratën personale dhe Informacionin për klubin e fundit, shtetin dhe menaxherin.
Sezoni i ri i basketbollit në Kosovë në të dyja konkurrencat nis më 4 tetor.