TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Hap i rëndësishëm për të Pagjeturit në Bruksel – Komisioni i Përbashkët aktivizohet

Dje në Bruksel është arritur që të funksionalizohet Komisioni i Përbashkët për të Pagjeturit në mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo u bë në një takim trepalësh nga BE-ja në mes kryenegociatorëve. Nga BE-ja një ditë pas takimit thonë se presin kontribut të këtij komisioni për fatin e të pagjeturve dhe shuarjen e dhimbjes për familjet e tyre. Zbatim presin edhe nga Qeveria e Kosovës.

by Fetije Kamberi
1 muaj ago
1 0
A A

Gjithë ditën e 22 janarit, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç, e kaluan në zyret e emisarit të posaçëm të BE-së për dialogun, Peter Sorensen.

Pas një sërë takimesh të ndara, në mbrëmje u arrit një dakordim i rëndësishëm, funksionalizimi i Komisionit të Përbashkët për Jetësimin dhe Zbatimin e Marrëveshjes për të Pagjeturit.

Zyra e Përfaqësuesit Special të BE-së, tash pret kontribut të rëndësishëm nga të dyja palët.

“Objektivi i Komisionit të Përbashkët është të mbikëqyrë zbatimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur, e cila synon të kontribuojë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur të mbetur, çka përfshin personat e zhdukur me forcë, të ofrojë përmbyllje për familjet e tyre dhe të nxisë pajtimin dhe paqen e qëndrueshme”.

Pritshmëri për zbatimin e saj kanë edhe nga Qeveria e Kosovës.

“Funksionalizimi i Komisionit të Përbashkët mbi marrëveshjen për të pagjeturit është një hap i rëndësishëm drejt zgjidhjes përfundimtare të një çështjeje urgjente dhe kaq të ndjeshme. Në vijim pritet që së shpejti të ketë takime të tjera ku do të përcaktohen prioritetet e para për punën e Komisionit. Është tejet e rëndësishme që tashmë marrëveshja të kalojë në zbatim konkret pas zvarritjes disa vjeçare”, deklaroi këshilltari i zv.kryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu.

Megjithatë, moszbatimi i shumë marrëveshjeve në të kaluarën, i bën pesimistë janë njohësit  e zhvillimeve politike në Kosovë.

“Urojmë që të jetë funksionale, pasi Serbia vazhdimisht ka ditur që të arrijë marrëveshje që të prezantoj kinse gatishmërinë për kompromise por në anën tjetër për çështje të caktuara nuk e ka zbatuar atë. Kjo është një qasje doktoriale që Serbia e ndjek ndaj Kosovës dhe ka të bëjë me arritjen e marrëveshjeve dhe moszbatimin e tyre, rinegocimin për një kohë në mënyrë që të fitoj sa më shumë që të jetë e mundur edhe në kohë edhe në strategji por edhe në pamundësimin e shfaqjes së vërtetës. E vërteta e Serbisë është Kosova, janë krimet që ajo ka kryer ndaj qytetarëve shqiptarë të Kosovës dhe akoma pritet zbardhja e fatit të tyre”, deklaroi profesori universitar, Dorajet Imeri.

Takimi tre palësh për dialogun Kosovë-Serbi ishte i pari për këtë vit në Bruksel.

Në takim, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, konfirmoi se kanë diskutuar edhe tema të tjera, mirëpo për të cilat do të ketë më shumë angazhim pasi të formohet qeveria e re në Kosovë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sa janë gjasat që presidenti të zgjedhet nga populli ?

Sa janë gjasat që presidenti të zgjedhet nga populli ?

Rreshtimi i kuadrateve të FSK-së, Osmani: Është trashëgimtare e UÇK-së

Rreshtimi i kuadrateve të FSK-së, Osmani: Është trashëgimtare e UÇK-së

Njohësit thonë se Kurti nuk u tregua korrekt me Osmanin

Njohësit thonë se Kurti nuk u tregua korrekt me Osmanin

Komisioni për Legjislacion miraton amendamentet për zgjedhjen e presidentit nga populli

Debat e mospajtime në Komisionin për Legjislacion

Debat e mospajtime në Komisionin për Legjislacion

Gashi: Ose zgjidhet presidenti deri në mesnatë ose vendi shkon në zgjedhje brenda 45 ditëve

Qorrolli: Amendamentet të shqyrtohen në bazë të përmbajtjes dhe procedurës kushtetuese

Qorrolli: Amendamentet të shqyrtohen në bazë të përmbajtjes dhe procedurës kushtetuese

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën