TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Hamza: TVSH zero për produktet esenciale, çmime më të lira dhe lehtësim i drejtpërdrejtë për familjet

by Tëvë1
1 muaj ago
0
A A
Hamza: TVSH zero për produktet esenciale, çmime më të lira dhe lehtësim i drejtpërdrejtë për familjet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar sot një video të re në kuadër të fushatës zgjedhore, në të cilën ka shpalosur një nga zotimet kryesore ekonomike të programit të tij qeverisës.

Hamza ka theksuar se rritja e vazhdueshme e çmimeve të produkteve bazike po e rëndon ndjeshëm buxhetin familjar dhe se situata kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga shteti.

“Të gjithë e dimë sa shumë janë shtrenjtuar produktet bazike. Këto çmime të larta po e rëndojnë çdo familje në vend,” ka deklaruar Hamza.

Ai ka paralajmëruar se, nëse zgjidhet Kryeministër, do të ndërmarrë një hap konkret ekonomik duke ulur TVSH-në për produktet esenciale, ndërsa për një pjesë të tyre ajo do të bëhet zero.

Sipas tij, lista e produkteve përfshin artikuj jetikë për jetën e përditshme, si buka, qumështi dhe produktet e tij, drithërat, vezët, vaji ushqimor, barnat dhe produkte të tjera bazike.

“Kjo do të thotë çmime më të ulëta, më pak barrë për familjet dhe më shumë lehtësim për buxhetin e çdo shtëpie,” ka theksuar kandidati për Kryeministër.

Në përmbyllje të mesazhit, Hamza ka nënvizuar se qasja e tij qeverisëse do të bazohet në drejtësi sociale dhe mbrojtje të standardit jetësor të qytetarëve.

“Sepse askush nuk duhet të luftojë për gjërat elementare të jetës. Unë jam Bedri Hamza, dhe ky është misioni im. Bashkë. Përpara.”

Zotimi për TVSH zero në produktet esenciale është pjesë e platformës ekonomike të PDK-së, e cila synon uljen e çmimeve, rritjen e mirëqenies dhe forcimin e rolit të shtetit në shërbim të qytetarëve.

Tags: bedri hamzapdkTeve1zgjedhje
ShareTweet

Postime të ngjashme

Zeqaj zbulon prapaskenat e Kuvendit të LDK-së: Pajtim Abdixhiku–Tahiri me ndërmjetësimin e Osmanit

Zeqaj zbulon prapaskenat e Kuvendit të LDK-së: Pajtim Abdixhiku–Tahiri me ndërmjetësimin e Osmanit

Hoti: VV ka dështuar ta sigurojë shumicën, partitë të bien dakord për një datë zgjedhjesh

Reagimi i parë i Avdullah Hotit pas Kuvendit të LDK-së

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Punëtorët e QKMF-së në Klinë paguhen nën pagën minimale, sindikata paralajmëron grevë

Punëtorët e QKMF-së në Klinë paguhen nën pagën minimale, sindikata paralajmëron grevë

Haxhiu: Presidenti duhet t’i shërbejë qytetarëve, jo partive – PDK nuk do ta votojë Vjosa Osmanin

Haxhiu: Presidenti duhet t’i shërbejë qytetarëve, jo partive – PDK nuk do ta votojë Vjosa Osmanin

Haxhiu për vjedhjen e votave: Hajnia s’ka asnjë arsyetim, duart nuk futen në kuti, u devijua vullneti i qytetarëve

Haxhiu për vjedhjen e votave: Hajnia s’ka asnjë arsyetim, duart nuk futen në kuti, u devijua vullneti i qytetarëve

Haxhiu kritikon refuzimin e ankesave në PZAP: Shërbim për pushtetin, s’e trajtoi çështjen thelbësisht

Haxhiu kritikon refuzimin e ankesave në PZAP: Shërbim për pushtetin, s’e trajtoi çështjen thelbësisht

Barcelona avancon në gjysmëfinale të Kupës

Barcelona avancon në gjysmëfinale të Kupës

Emisioni “Info Nata” 03.02.2026

Emisioni “Info Nata” 03.02.2026

Arsenali kalon në finalen e Kupës së Ligës

Arsenali kalon në finalen e Kupës së Ligës

Abdixhiku: Koha të punojmë më shumë dhe të flasim më pak

Abdixhiku: Koha të punojmë më shumë dhe të flasim më pak

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën