TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Hamza: PDK priste rezultate më të mira, vendimet do të merren me kohë

by teve1
2 muaj ago
1
A A
Hamza: PDK priste rezultate më të mira, vendimet do të merren me kohë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, pas përfundimit të procesit zgjedhor të së dielës dhe rezultateve preliminare, ka mbajtur sot një konferencë për media, ku ka folur hapur për rezultatin zgjedhor dhe hapat e ardhshëm të PDK-së.

Hamza ka thënë se ai dhe partia kanë pritur rezultat më të mirë dhe se PDK-së i nevojitet një rezultat tjetër.

“Kemi pritur rezultat më të mirë. Unë personalisht kam pritur rezultat më të mirë dhe PDK-së i nevojitet një rezultat tjetër,” është shprehur Hamza, duke theksuar se megjithatë PDK-ja ka arritur të ruajë votën dhe elektoratin e saj.

Hamza ka bërë të ditur se gjatë ditëve në vijim do të zhvillohen takime me strukturat e partisë për të analizuar dhe peshuar të gjitha opsionet, ndërsa vendimet do të merren në kohë dhe pa vonesa.

“Këto ditë do të kemi takime me strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës. Vendimet do të merren në kohë, të analizuara dhe të peshuara mirë, dhe sigurisht nuk do të ketë vonesa në vendimmarrje”, ka thënë Hamza.

Ai gjithashtu ka theksuar rëndësinë e funksionimit të institucioneve dhe shmangies së çdo vakuumi institucional.

“Shpresoj që sa më parë të konstituohen institucionet. Vendi duhet të ketë institucione dhe të mos kemi më vakum institucional”, ka nënvizuar ai.

Hamza ka shtuar se puna duhet të vazhdojë pa vonesa dhe bllokada të reja.

“Mjaftueshëm kemi pasur vonesa dhe bllokada. Secili duhet ta bëjë punën e vet, edhe partitë që kanë fituar, edhe ne që mund të jemi në opozitë, ta japim kontributin tonë brenda përgjegjësive tona”, ka deklaruar Hamza.

Kreu i PDK-së ka bërë të ditur se partia do të japë kontributin e saj për çdo çështje që është në interes dhe në dobi të Kosovës.

“Gjithçka që është në interes të Kosovës, PDK do ta japë kontributin e vet, përfshirë edhe marrëveshjet ndërkombëtare,” përfundoi ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Mediat iraniane raportojnë se Khamenei është gjallë dhe mirë

Mediat iraniane raportojnë se Khamenei është gjallë dhe mirë

Protesta në Shqipëri, merr flakë ish-vila e Enver Hoxhes

Protesta në Shqipëri, merr flakë ish-vila e Enver Hoxhes

Auto Draft

Sylë Hasani nga Lishkoshani dhe kushëriri i tij qëndruan në ahër për disa orë për t’i shpëtuar vrasjes

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Këshilli i Sigurimit të OKB-së fillon takimin emergjent për zhvillimet në Iran

Këshilli i Sigurimit të OKB-së fillon takimin emergjent për zhvillimet në Iran

Mediat iraniane raportojnë se Khamenei është gjallë dhe mirë

Mediat iraniane raportojnë se Khamenei është gjallë dhe mirë

Trump monitoron operacionet ushtarake amerikane në Iran

Trump monitoron operacionet ushtarake amerikane në Iran

Erdogan: Do të përshpejtojmë përpjekjet tona për të vendosur një armëpushim

Erdogan: Do të përshpejtojmë përpjekjet tona për të vendosur një armëpushim

Protesta në Shqipëri, merr flakë ish-vila e Enver Hoxhes

Protesta në Shqipëri, merr flakë ish-vila e Enver Hoxhes

Reuters: Ali Khamenei është vrarë

Reuters: Ali Khamenei është vrarë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën