TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Hamza pas takimit me Osmanin: Përgjegjësia kryesore për situatën bie te LVV, zgjedhjet të panevojshme

by Tëvë1
4 javë ago
6
A A
Hamza pas takimit me Osmanin: Përgjegjësia kryesore për situatën bie te LVV, zgjedhjet të panevojshme

Ka përfunduar takimi konsultativ i Presidentes Vjosa Osmani me liderët e partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se ky moment mund të ishte shmangur dhe se përgjegjësia kryesore për situatën i takon LVV-së si partia më e madhe në vend.

“Diskutuam edhe për mundësinë e datës së organizimit të zgjedhjeve të ardhshme. S’ka pasur asnjë arsye me ardh në këtë moment. Përgjegjësia kryesore i bie partisë më të madhe sepse ka mundur t’i japë vendit president. Zgjedhja e presidentit historikisht ka ndodhur me marrëveshje politike në të gjitha periudhat. Nuk kam vendosur asnjëherë vija të kuqe. Nuk kemi qenë refuzues. Qëllimi ka qenë që vendi të ketë institucione e të mos vazhdohet me këto bllokada,” tha Hamza.

Ai shtoi se PDK do të respektojë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e Osmanit:

“Ne e shprehëm qëndrimin tonë. E dimë që janë dërguar disa shkresa në Kushtetuese, dhe nuk e dimë se si do t’i trajtojë ato. Por, çdo vendim që meret nga kjo gjykatë, do të respektohet nga PDK. Unë besoj që presidentja e ka analizuar mirë veprimet e veta, ka vepruar në përputhje me detyrimet e veta, megjithatë vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i pranueshëm për PDK.”

Sa i përket datës së zgjedhjeve, Hamza tha se kjo do të vendoset nga Presidentja në përputhje me afatet ligjore dhe kushtetuese:

“Cila do të jetë data e zgjedhjeve? Cila datë që të caktohet nga Presidentja e vendit në përputhje me afatet ligjore dhe kushtetuese,” deklaroi ai.

Megjithatë, ai theksoi se zgjedhjet janë të panevojshme, të lodhshme për qytetarët dhe të kushtueshme:

“Mirëpo, asnjë parti politike nuk ka mundur t’i japë vendit president përpos partisë fituese. Ne tash po flasim për datën e zgjedhjeve, dhe jam i bindur se do të kemi rezultat shumë më të mirë se ai i 28 dhjetorit. Koalicioni i ardhshëm qeverisës duhet të mendoj se si t’i bëjë 80 vota,” u shpreh Hamza.

Ai shtoi se është ende herët për të diskutuar kandidatët për kryeministër apo për koalicione parazgjedhore nga ana e PDK-së.

Tags: bedri hamzapdktakimteev1zgjedhje
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Gojnovci: S’ka sinjale se do të ketë marrëveshje për presidentin

Gojnovci: S’ka sinjale se do të ketë marrëveshje për presidentin

Çka përmban agjenda legjislative e Qeverisë Kurti III?

Qeveria mblidhet të premten, në shqyrtim masat e përkohshme të produkteve themelore

Kraki: Deputetët e Guxo-s do ta votonin Osmanin po të vinte momenti

Kraki: Deputetët e Guxo-s do ta votonin Osmanin po të vinte momenti

Mustafa thotë se ka sinjale për një koalicion LVV-LDK

“InfoNata” 02.04.2026

“InfoNata” 02.04.2026

Kraki: Deputetët e Guxo-s do ta votonin Osmanin po të vinte momenti

Kraki: Deputetët e Guxo-s do ta votonin Osmanin po të vinte momenti

Goditet me dron objekti mbështetës diplomatik i SHBA-së në aeroportin e Bagdadit

Goditet me dron objekti mbështetës diplomatik i SHBA-së në aeroportin e Bagdadit

Mustafa thotë se ka sinjale për një koalicion LVV-LDK

Mustafa thotë se ka sinjale për një koalicion LVV-LDK

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet edhe një i dyshuar për rastin e tjetërsimit të një prone në vlerë 3 milionë euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën