TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Hamza në Ferizaj: Bizneset do të lirohen nga TVSH-ja për 5 vjet

by tëvë1
1 vit ago
5
A A
Hamza në Ferizaj: Bizneset do të lirohen nga TVSH-ja për 5 vjet

Ditën e dytë të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit Partia Demokratike e Kosovës e ka vazhduar me një tubim madhështor në Ferizaj, në të cilin kandidati për kryeministër Bedri Hamza shpalosi planet që do të realizojë si pjesë e programit të tij qeverisës gjatë katër vjetëve të ardhshëm.

Hamza premtoi se me PDK-në në qeverisje do të ketë një zhvillim më të mirë në ekonomi, arsim, shëndetësi e siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Vendi ynë viteve të fundit është përballë me një qeverisje pa rezultate. Nëse shohim rezultatet në ekonomi dhe normën mesatare deri në fund të vitit 2019 është shumë më e lartë prej vitit 2020 deri në fund të vitit 2024. Çmimet bazike janë rritur prej 40 deri ne 100 për qind. Pagat janë të njëjta, qytetarët tanë janë varfëruar, shëndetësi, mungesë e barnave esenciale, në arsim, rezultatet e PISA-së tregojnë se ku qëndron Kosova. A ka më pak se zero njohje, 0 anëtarësime? Për më keq, vendi është nen sanksione. Në programin tonë kemi paraparë reforma strukturore. Këtu ka biznesmenë të suksesshëm, TVSH-ja do të paguhet në brendi, bizneset do të lirohen për 5 vjet. Qëllimi jonë është përkrahja e punëtorëve në sektorin privat. Ne do të themelojmë edhe gjykatën e punës, do të krijojmë fondin e papunësisë në rast se e humbin vendin e punës do të kenë përkrahjen e shtetit për një periudhë të paktën 80 për qind derisa të gjejnë punë. Do të rrisim pagat 50 për qind. Rritja e pagave nuk është bujari e bamirësi, por detyrim i çdo qeverie që njerëzit të mos e lëshojnë Kosovën. Do të ketë rritje prej 50 për qind për familjet e dëshmorëve, invalid të luftës, rritje 50 për qind për veteranët e luftës, rritje të pensioneve, për nënat e reja 100 euro subvencione për çdo fëmije që shkon në çerdhe private. Ne do të investojmë në një shëndetësi moderne, ku njerëzit tanë nuk kanë nevojë të shqetësohen për trajtimin e tyre shëndetësor. Buxheti për barnat esenciale do të dyfishohet. Ne do të bëjmë arsim për te ardhmen, digjitalizim mësimin tërë ditor në shkolla, bursa në vit do të ndajmë nga 25 milionë për studentët e Kosovës”, ka thënë Hamza./KP/

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Auto Draft

Vendos KQZ, rinumërim i plotë i votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Cakolli: Rinumërimi i plotë i votave është zgjidhja e duhur

DnV kërkon rinumërim të plotë dhe hetim edhe të kandidatëve për deputetë

Hamza letër BE-së, kërkon heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës

Hamza kërkon rinumërim të plotë të votave

KQZ miraton ndryshimin e rregullores për votim dhe regjistrim jashtë vendit

KQZ sot diskuton për procesin e rinumërimit të deritashëm të vendvotimeve

Real Madridi do të jetë pa Mbappen ndaj Levantes

Mbappe i del në mbrojtje Viniciusit

FFK-ja deponon ankesën në CAS

FFK reagon pas shkresës së MKRS-së

Polonia, Sllovakia apo Uellsi? – Kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në plejof

Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e parë të FIFA-së për vitin 2026

Ter Stegen i Barcelonës kontaktohet nga Girona

Girona arrin marrëveshje për transferimin e Ter Stegen

Jep dorëheqje Presidenti i Bullgarisë

Jep dorëheqje Presidenti i Bullgarisë

Rinumërimi i votave nxjerr dallime të mëdha – mijëra vota u hiqen kandidatëve, Prokuroria nis mbledhjen e provave

Rinumërimi i votave nxjerr dallime të mëdha – mijëra vota u hiqen kandidatëve, Prokuroria nis mbledhjen e provave

Më 31 janar mblidhet Kuvendi i LDK-së, Abdixhiku e paraqet dorëheqjen

Më 31 janar mblidhet Kuvendi i LDK-së, Abdixhiku e paraqet dorëheqjen

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën