Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka mohuar se është takuar me kryeministrin Albin Kurti sot në Kuvend.
Ai poashtu ka thënë se nuk kanë marrë ftesë ende që seanca për seancën për presidentit do të mbahet sonte.
Jo, s’jemi taku”, ka thënë Hamza, duke përsëritur qëndrimin e PDK-së se pa një marrëveshje s’ka votë për asnjë kandidatë.
“Qëndrimi është i njëjtë. Partia Demokratike e Kosovës ka konsistencë, s’kemi pasur vija të kuqe, kemi pasur vullnet të plotë me votuar një kandidat, po që se kishte me qenë dikush prej familjes Jashari flas me respekt, me respekt deri në përulje, e vlerësojmë vendimin e familjes. Kemi thënë që duhet të ketë marrëveshje politike, që paraprakisht t’i paraprijë marrëveshja politike, që të kemi president të zgjedhur, të propozuarin nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës”, tha ai.




