Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgjatë dy ditëve kishte agjendë intensive të takimeve atje.
“Dje e përfundova vizitën time të shkurtër dyditore në Washington D.C. Agjenda ishte intensive dhe e konsiderova jetike të paraqes vizionin tim për zhvillimin e Republikës sonë dhe rindërtimin e partneritetit të thellë mes Kosovës dhe administratës amerikane”, ka shkruar Hamza.
Ai thotë të jetë kthyer pozitiv për mundësitë e pashtershme të bashkëpunimit mes Kosovës dhe SHBA-së, pas një periudhe të vështirë, sic thotë Hamza të mungesës së komunikimit dhe pezullimit të dialogut strategjik.
“Pas takimeve me zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë, Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Departamentit të Shtetit, ishte i ftuar edhe në një takim, që e quan përmbajtësor nga James Carafano, i sapoemëruar Këshilltar i Lartë i Presidentit dhe E.Ë. Richardson Felloë pranë Fondacionit “Heritage”, institucion i njohur për afërsinë dhe angazhimin në programin qeverisës të Presidentit Trump. Në takim ishin edhe Anthony Kim, redaktor i Indeksit të Lirisë Ekonomike dhe menaxher i angazhimit global në Qendrën për Liri “Margaret Thatcher”, si dhe Max Primorack, ekspert i lartë i çështjeve të sigurisë në këtë fondacion”, ka shkruar ai.
Hamza thotë se Kosova do të kthehet në Washington më e fortë se kurrë. “Me projekte konkrete, me investime të prekshme dhe me përfshirjen e SHBA-së në zhvillimin e hovshëm të Kosovës në diplomaci, ekonomi, sektorin e energjisë, ushtri dhe inteligjencë”, ka shkruar Hamza.









