Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar “Ditën e Forcës”, duke shprehur respekt dhe mirënjohje për vajzat dhe djemtë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët, siç tha ai, me atdhedashuri, disiplinë dhe përkushtim mbrojnë sovranitetin dhe dinjitetin e vendit.
Hamza theksoi se Kosova është krenare për ushtrinë e saj, e cila po zhvillohet dhe profesionalizohet çdo ditë.
“Në Ditën e Forcës i nderojmë vajzat dhe djemtë e FSK-së, të cilët me atdhedashuri, disiplinë dhe përkushtim mbrojnë sovranitetin dhe dinjitetin e Republikës së Kosovës. Jemi krenarë për Forcën tonë që po rritet, profesionalizohet dhe po ecën drejt standardeve të NATO-s, duke na përfaqësuar me dinjitet kudo. FSK-ja e fortë, atdheu i sigurt! Ushtarë, urime Dita e Forcës!”, ka shkruar Hamza në Facebook.







