Lewis Hamilton beson se Ferrari ka bërë një paraqitje shumë të mirë në garën e fundit në Monza. Piloti britanik e nisi garën nga vendi i 10-të dhe e mbylli në vendin e gjashtë, me një makinë që ishte më kompetitive.
“Jam shumë i kënaqur me progresin që po bëjmë. Po e kuptoj këtë makinë gjithnjë e më mirë. Nuk e di nëse do ta kuptoj ndonjëherë plotësisht, por shpresoj se mund të kontribuoj me makinën e vitit të ardhshën”, tha Hamilton.
“Mendoj se mund të kisha bërë edhe më mire në Monza pa penalizimin në Zandvoort. Kaq shumë energji pozitive këtë fundjavë! E
kisha vënë re edhe në të kaluarën, por këtë herë ishte ndryshe në Monza me Ferrari”, përfundoi Hamilton.