Performanca e dobët e treguar në kualifikueset e Çmimit të Madh të Hungarisë ka detyruar Lewis Hamilton që të këshillojë Ferrarin të nisë kërkimet për një tjetër pilot.
Shtatë herë kampioni i botës i mbylli dje provat zyrtare në Q2 në vendin e 12-të ndërsa shoku i tij i skuadrës, Charles Leclerc, shokoi të gjithë duke marrë pole në Hungaroring përpara veturave McLaren.
“Gjithmonë unë, vetëm unë. Jam i padobishëm.
Skuadra dhe vetura janë shumë mirë, e patë kush përfundoi i pari. Mendoj se Ferrari duhet të kërkojë një pilot tjetër”,
ishte përgjigja që u dha Hamilton mekanikëve të Ferrari-t kur e pyetën në radio në fund të provave zyrtare.