TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hamasi kthen trupat e 4 pengjeve izraelitë, thotë se janë munduar t’i mbajnë të gjallë

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Hamasi kthen trupat e 4 pengjeve izraelitë, thotë se janë munduar t’i mbajnë të gjallë

Grupi palestinezë Hamas tha të enjten se kërkonte të mbante gjallë pengjet izraelitë në paraburgim, por se ata u vranë nga ushtria izraelite nën këmbënguljen e kryeministrit Benjamin Netanyahu për të vazhduar luftën në Gaza.

Hamasi dorëzoi trupat e Shiri Bibas, dy fëmijëve të saj; Ariel dhe Kfir dhe Oded Lifshitz në qytetin Khan Younis në Rripin jugor të Gazës herët të enjten nën një marrëveshje armëpushimi dhe shkëmbimi të të burgosurve me Izraelin, raporton AA.

Për dorëzimin e trupave të katër robërve izraelitë, Hamasi tha në një deklaratë se “ruante jetën e të burgosurve okupues”, u dha atyre atë që mundën dhe “i trajtoi ata në mënyrë njerëzore, por ushtria e tyre i vrau së bashku me pengjet e tyre”.

“Krimineli Netanyahu po qan sot mbi trupat e të burgosurve të tij që u kthyen tek ai në arkivole, në një përpjekje të hapur për të shmangur përgjegjësinë për vrasjen e tyre para audiencës së tij,” tha gjithashtu Hamasi.

Ndërsa iu drejtua familjeve të pengjeve izraelitë të vrarë – familjeve të Bibas dhe Lifshitz – tha: “Ne do të kishim preferuar që djemtë tuaj të ktheheshin të gjallë tek ju, por udhëheqësit e ushtrisë dhe qeverisë suaj zgjodhën t’i vrisnin në vend që t’i kthenin”.

“Ju ishit viktimë e një lidershipi që nuk kujdeset për fëmijët e tij”, tha Hamasi në mesazhin e tij drejtuar familjeve të pengjeve të vrarë.

Grupi i rezistencës theksoi se një marrëveshje e shkëmbimit të të burgosurve “është e vetmja mënyrë për t’i kthyerpengjet të gjallë te familjet e tyre”, duke paralajmëruar se “çdo përpjekje për t’i rikthyer ata me forcë ushtarake ose për t’u kthyer në luftë vetëm do të rezultojë në më shumë humbje midis robërve”.

Faza e parë e marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve në Gaza hyri në fuqi më 19 janar, duke ndalur luftën e Izraelit që ka vrarë të paktën 48,300 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe e ka lënë enklavën në gërmadha.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pezullohen fluturimet në ShBA

Pezullohen fluturimet në ShBA

Shqipëria synon mbylljen e gjashtë kapitujve të negociatave me BE-në deri në fund të vitit 2026

Shqipëria synon mbylljen e gjashtë kapitujve të negociatave me BE-në deri në fund të vitit 2026

Zbulohen kërkesat e supozuara ruse për paqe: Kërkohet largimi i një vendi nga NATO

Zbulohen kërkesat e supozuara ruse për paqe: Kërkohet largimi i një vendi nga NATO

Erion Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve pas transferimit nga Durrësi në Fier

Erion Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve pas transferimit nga Durrësi në Fier

Parashikimi i motit për sot

Fundjava në Kosovë me vranësira dhe reshje shiu, në male pritet borë

Shala: Partitë nuk kanë arritur marrëveshje për Ligjin për Specialen, po bëjnë lojëra politike

Shala: Partitë nuk kanë arritur marrëveshje për Ligjin për Specialen, po bëjnë lojëra politike

Berisha: Kthimi i Ligjit për Specialen nuk është fitore, zgjidhje është zhbërja e Dhomave të Specializuara

Berisha: Kthimi i Ligjit për Specialen nuk është fitore, zgjidhje është zhbërja e Dhomave të Specializuara

Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Pezullohen fluturimet në ShBA

Pezullohen fluturimet në ShBA

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Shtyhet seanca ku ishte paraparë votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale

Shtyhet seanca ku ishte paraparë votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën