TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hamasi heq dorë nga një kërkesë kyçe, hapet rruga për armëpushim në Gazë

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Hamasi heq dorë nga një kërkesë kyçe, hapet rruga për armëpushim në Gazë

Hamasi – grupi i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – e ka dhënë pëlqimin fillestar për një propozim amerikan për një marrëveshje për armëpushim në Rripin e Gazës, pasi hoqi dorë nga njëra prej kërkesave kryesore, thanë një zyrtar egjiptian dhe një i Hamasit të shtunën.

Grupi radikal hoqi dorë nga kërkesa që Izraeli t’i japë fund plotësisht luftës.

Megjithatë, vendimi i Hamasit – i cili e kontrolloi Gazën para se ta nxiste luftën më 7 tetor duke e sulmuar Izraelin – mund të bëjë që të ketë pushim të luftimeve për herë të parë prej nëntorit të kaluar, si dhe ta hapë rrugën për bisedime të mëtutjeshme për t’i dhënë fund luftës tashmë nëntëmujore.

Por, të dyja palët paralajmëruan se nuk ka garanci ende për një marrëveshje të mundshme.

Dy zyrtarët, të cilët folën në kushte anonime, thanë se marrëveshja me faza, e përpiluar nga Uashingtoni, së pari përfshin një armëpushim “të plotë” gjashëjavor, gjatë të cilit do të liroheshin një numër pengjesh, përfshirë gra, të moshuar dhe të plagosur, në këmbim të lirimit të qindra të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite.

Gjatë këtyre 42 ditëve, forcat izraelite do të tërhiqeshin nga pjesët më të populluara të Gazës dhe do ta lejonin kthimin e të zhvendosurve në shtëpitë e tyre në veri të Gazës, thanë ata.

Ndërkohë, në këtë periudhë, Hamasi, Izraeli dhe ndërmjetësit do të bisedonin për kushtet e fazës së dytë, e cila do të mund të përfshinte lirimin e pengjeve të mbetura burra, civilë dhe ushtarë, thanë zyrtarët. Në këmbim, Izraeli do të lironte më shumë palestinezë të burgosur dhe arrestuar.

Faza e tretë do përfshinte kthimin e çdo pengu të mbetur, përfshirë trupat e pengjeve të vdekura, si dhe fillimin e projektit vjeçar për rindërtimin e Gazës.

Hamasi ende kërkon “garanci me shkrim” nga ndërmjetësit se Izraeli do t’i vazhdojë bisedimet për marrëveshje për armëpushim të përhershëm, pasi të ketë filluar faza e parë, thanë dy zyrtarët.

Përfaqësuesi i Hamasit i tha Associated Press se grupi radikal dha pëlqimin pasi mori “garanci dhe zotime verbale” nga ndërmjetësit se lufta nuk do të rifillojë dhe se bisedimet do të vazhdojnë derisa të arrihet marrëveshja për armëpushim të përhershëm.

“Ne tani i duam këto garanci edhe në letër”, tha ai.

Bisedimet për armëpushimin kanë ngecur kohë pas kohe për shkak të kërkesës së Hamasit që çdo marrëveshje të përfshijë përfundimin e luftës. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka ofruar ndërprerjen e përkohshme të luftimeve, por ka thënë se lufta nuk do të mbarojë derisa Izraeli ta shfarosë Hamasin dhe t’i kthejë të gjitha pengjet që po mbahen nga grupi militant.

Izraeli e nisi luftën në Gazë si përgjigje ndaj një sulmi nga Hamasi në jug të Izraelit më 7 tetor, ku u vranë 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe u rrëmbyen rreth 250 të tjerë.

Izraeli thotë se më shumë se 100 pengje po mbahen ende në Gazë, së bashku me trupat e pajetë të rreth 30 të tjerëve.

Prej atëherë, lufta izraelite në Gazë i ka vrarë më shumë se 38.000 palestinezë, gjysma e të cilëve fëmijë dhe gra, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë.

Tags: ArmepushimGazaHamasi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Shoku i kryeterroristit, Milan Radoiçiq, Zvonko Veselinoviq raportohet se ka ikur drejt Turqisë

Shoku i kryeterroristit, Milan Radoiçiq, Zvonko Veselinoviq raportohet se ka ikur drejt Turqisë

Konferenca e OKB-së për klimën në Turqi: Thirrje për veprime më të forta dhe më të shpejta

Konferenca e OKB-së për klimën në Turqi: Thirrje për veprime më të forta dhe më të shpejta

Miliona njerëz i bashkohen grevës së parë të përgjithshme në Spanjë në 14 vjet

Miliona njerëz i bashkohen grevës së parë të përgjithshme në Spanjë në 14 vjet

Mbi 60% e ushtareve gjermane kanë përjetuar ngacmime seksuale gjatë shërbimit, sipas një studimi

Mbi 60% e ushtareve gjermane kanë përjetuar ngacmime seksuale gjatë shërbimit, sipas një studimi

“Ditari”- 11.11.2026

“Ditari”- 11.11.2026

Gërvalla: Raportet e kaluara e quanin korrupsionin shqetësim kryesor, tash BE-ja jep një pasqyrë më të diferencuar

Gërvalla: Raportet e kaluara e quanin korrupsionin shqetësim kryesor, tash BE-ja jep një pasqyrë më të diferencuar

Dogana zbulon 43 armë të gjata automatike gjatë kontrollit me skaner

Dogana zbulon 43 armë të gjata automatike gjatë kontrollit me skaner

Optimizëm në stërvitjen e tretë të “Dardanëve”

Optimizëm në stërvitjen e tretë të “Dardanëve”

Gjykata në Gjakovë dënon me 7 vjet burgim personin që grabiti dhe lëndoi një qytetar

Gjykata në Gjakovë dënon me 7 vjet burgim personin që grabiti dhe lëndoi një qytetar

MINTI: Bie çmimi i naftës në Kosovë, nga 1.83 në 1.79 euro për litër

MINTI: Bie çmimi i naftës në Kosovë, nga 1.83 në 1.79 euro për litër

KOK-u pret ambasadorin britanik, diskutohet bashkëpunimi për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

KOK-u pret ambasadorin britanik, diskutohet bashkëpunimi për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën