TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Hamasi hedh poshtë akuzat e SHBA-së për dëmtimin e civilëve

by teve1
4 muaj ago
1
A A
Hamasi refuzon kërkesën e Izraelit për çarmatosje

Hamasi ka hedhur poshtë të dielën një deklaratë të Departamentit të Shtetit të SHBA-së që e akuzoi grupin se ka dëmtuar palestinezët dhe me këtë rast ka shkelur marrëveshjen e armëpushimit në Rripine  Gazës.

Departamenti i Shtetit tha se SHBA-të kanë njoftuar shtetet garantuese të marrëveshjes së armëpushimit me “raporte të besueshme që japin indikacion se një shkelje e armëpushimit ka ndodhur nga Hamasi ndaj popullit të Gazës.”

Grupi palestinez iu kundërpërgjigj këtyre akuzave në rrjetin social Telegram ku tha se “këto akuza të rreme janë konsistente me propagandën izraelite dhe ofrojnë mbulim për pushtuesin izraelit për krimet e vazhdueshme dhe agresionin e organizuar ndaj popullsisë sonë.”

Grupi akuzoi ushtrinë izraelite për armatosjen dhe financimin e bandave kriminale që kryejnë mizori ndaj civilëve në Gaza dhe plaçkitin kamionë me ndihma dhe prona palestineze, shkruan Anadolu.

“Faktet në terren zbulojnë të kundërtën”, tha Hamasi, duke cituar rrëfimet publike të bëra nga bandat e armatosura nëpërmjet raporteve mediatike dhe videoklipeve që konfirmojnë “përfshirjen e pushtuesit në përhapjen e kaosit dhe prishjen e sigurisë”.

Grupi pohoi se forcat policore të Gazës, të mbështetura nga publiku, po përmbushin detyrën e tyre kombëtare duke ndjekur këto banda dhe duke i mbajtur ato përgjegjëse përmes mekanizmave të qartë ligjorë.

Hamasi i bëri thirrje SHBA-së të ndalojë së përsërituri narrativën mashtruese të Izraelit dhe të veprojë kundër shkeljeve izraelite, veçanërisht mbështetjes financiare dhe logjistike të bandave kriminale.

Që nga tetori i vitit 2023, lufta gjenocidale izraelite ka vrarë më shumë se 68,100 njerëz dhe ka plagosur 170,200 të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Berisha thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 10 shkurtit

Berisha thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 10 shkurtit

Izraeli bombardon fshatra në jug të Libanit pas paralajmërimeve për evakuim

Izraeli bombardon fshatra në jug të Libanit pas paralajmërimeve për evakuim

Dosjet Epstein: Emra, email-e dhe ndikim politik përtej krimeve seksuale

Dosjet Epstein: Emra, email-e dhe ndikim politik përtej krimeve seksuale

Organizata bamirëse Mjekët pa Kufij përjashtohet nga Gaza, Spanja dënon vendimin e Izraelit

Organizata bamirëse Mjekët pa Kufij përjashtohet nga Gaza, Spanja dënon vendimin e Izraelit

Serbët thërrasin protestë në Rashkë

Mot i vranët dhe intervale me diell

A mund të vazhdojë puna e Kuvendit pa votimin e nënkryetarit nga komuniteti serb?- sqaron avokati Ardian Bajraktari

A mund të vazhdojë puna e Kuvendit pa votimin e nënkryetarit nga komuniteti serb?- sqaron avokati Ardian Bajraktari

Spahiu: Mandati i dytë i Vjosa Osmanit nuk është në interes të Kurtit

Spahiu: Mandati i dytë i Vjosa Osmanit nuk është në interes të Kurtit

Spahiu: Vendimi i KQZ-së ndaj Listës Serbe është lojë fëmijësh dhe dëmton Kosovën

Spahiu: Vendimi i KQZ-së ndaj Listës Serbe është lojë fëmijësh dhe dëmton Kosovën

Emisioni “Info Nata” 02.02.2026

Emisioni “Info Nata” 02.02.2026

Muriqi shënon dhe asiston në fitoren e Mallorcas

Muriqi shënon dhe asiston në fitoren e Mallorcas

Arsyeja pse zgjoheni natën mund të jetë më interesante se mendoni

Arsyeja pse zgjoheni natën mund të jetë më interesante se mendoni

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën