TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Halli me mbeturina, thirrje që qytetarët të vetëdijesohen

Problemi me mbeturina mbetet përherë i pranishëm, së paku kështu thonë qytetarët. E organizatat për mbrojtjen e mjedisit thonë se natyrës nuk po i kushtohet rëndësi fare, dhe se duhet punë që qytetarët të vetëdijesohen.

nga Fëllënza Krasniqi
2 muaj më parë
1 0
A A

Kontenierë të mbeturinave ka pothuajse në çdo cep.

Por, nuk janë të rralla rastet kur ato nuk përfundojnë aty ku duhet.

Reklamë

Kjo gjendje, sipas qytetarëve, vjen nga mungesa e vetëdijësimit të pamjaftueshëm.

“Është shumë e rëndë se njerëzit nuk shikojnë kurrë se ku i qesin mbeturinat, unë jetoj këtu në lagjen ’Emshir’, dal këmbë e krejt rrugën e ki çdo kund. Jo me gju në rekë ose me gjuajt në rrugë, ajo është me e keqja të na se nuk shikon askush se ku po e qet se tani gjithmonë ia lënë fajin dikujt”, tha qytetari Ajet Ahmeti.

I të njëjtit mendim është edhe Xhemdush Mjeku.

“Qysh jemi të vetëdijshëm qashtu është edhe gjendja. Ka të shkosh rrugën mbeturina ka ku të shikosh e çka u bë nuk po e di. Ne udhëtojmë për Fushë Kosovë shumë, e në atë pjesë të Kuzminit nuk ki çka sheh vetëm mbeturina. Ne jemi në Komunë të Obiliqit ambienti është katastrofë”, tha qytetari Xhemdush Mjeku.

Se nuk po bëhet mjaftueshëm për ruajtjen e mjedisit, e thonë edhe organizatat për mbrojtjen e tyre.

“Ne e dimë që një pjesë ë konsiderueshme e shoqërisë pronën publike nuk e trajton si të tyre, pra çdo gjë që nuk na përket ne nuk është e jona privatesh, ne sillemi me armiqësi ndaj saj. I premë drunjtë që nuk na përkasin, hedhim mbeturina. Qytetarët duhet të kuptojnë që një mjedis i pastër është shëndet, pra duke ndotur mjedisin ne dëmtojnë direkt shëndetin tonë”, tregoi Luan Hasanaj nga organizata “Ta pastrojmë Kosovën”.

Por ata kërkojnë një kujdes më të shtuar edhe nga institucionet.

“Duke ditur që jemi në një periudhë që temperaturat janë të larta sigurisht që kjo është rrezik për shëndetin publik pra munden edhe epidemi të caktuara si pasojë e kundërmimit të mbeturinave. Andaj, vërtetë konsideroj që është rasti i fundit që qasja ndaj mjedisit qoftë prej shoqërisë po më së shumti prej institucioneve të ndryshojë pra sidomos kujdesi për hapësirën publike”, apelon Hasanaj.

Në anën tjetër, sipas profesorit të mjedisit, Sami Pacolli, situata do të përmirësohej në qoftë se Ligji do të funksiononte më mirë.

“Ne duhet të kemi më shumë inspektor në mjedis, ne duhet të investojmë më shumë në mjedis për me pas mundësi qytetarin me e vetëdijesu duke e gjobitur dhe pastaj krijohet një mekanizëm qe e di që ai gjobitet dhe kështu krijohet shprehi se nuk duhet të hedhet. Kur i shohim kontinjerët e stërmbushur dhe qytetarët për fat të keq, kanë bërë zgjidhje alternative i kanë marrë mbeturinat i kanë fut në bagazh i kanë hedh nëpër ara, afër lumenjve kanë bërë zgjidhje alternative nëpër depozitë ilegale të cilat janë”, deklaroi profesori i mjedisit, Sami Pacolli.

Sipas një raporti ndërkombëtar të kryer nga Fondacioni i Regjistrimit të Lloydit të publikuar në shtatot të vitit 2024, Kosova është futur në listë të zezë për keqmenaxhim të mbeturinave.

ShareTweet

Postime të ngjashme

LDK publikon letrën e Abdixhikut për Kurtin

Spahiu: Abdixhiku po bën politikë të “strucit”

Spahiu: Nëse Vetëvendosje ka bllokuar zgjedhjen e kryetarit, ish-opozita po e bllokon nënkryetarin nga komuniteti serb

Spahiu: Nëse Vetëvendosje ka bllokuar zgjedhjen e kryetarit, ish-opozita po e bllokon nënkryetarin nga komuniteti serb

Sveçla: Grupi i Radoiçiqit po trajtohen në Serbi për të shkaktuar destabilizim në Kosovë

Serbja e dyshuar për spiunazh i dërgonte mesazhe edhe njërit nga të arrestuarit për sulmin në Banjskë

Publikimi kundër UÇK-së, a kanë përgjegjësi deputetët që votuan Bashën – diskutimi i analistëve

“InfoNata” 28.08.2025

Qeveria reagon pas letrës Zyrës së BE- së për “ndërprerjen e takimeve përkohësisht me kryeministrin në detyrë”

Qeveria reagon pas letrës Zyrës së BE- së për “ndërprerjen e takimeve përkohësisht me kryeministrin në detyrë”

Dinamo City eliminohet nga Jagiellonia

Dinamo City eliminohet nga Jagiellonia

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X