TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Haliti: Të rikualifikohet aktakuza për infermierët që sulmuan të moshuarën, veprimet e tyre ishin të qëllimshme

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Haliti: Të rikualifikohet aktakuza për infermierët që sulmuan të moshuarën, veprimet e tyre ishin të qëllimshme

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), ka reaguar pas aktakuzës lidhur me rastin e ndodhur në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë, kur një e moshuar rezidente në këtë shtëpi ishte keqtrajtuar fizikisht nga stafi i kësaj shtëpie.

Fatime Haliti nga QKRMT ka thënë se kanë bërë thirrje Prokurorisë Themelore në Pejë dhe Gjykatës Themelore në Pejë, që ta rishikojnë këtë aktakuzë dhe të rikualifikojnë veprën penale, sepse dhuna e përdorur ndaj të moshuarës është bërë në institucion të licencuar nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe personat që kanë ushtruar dhunë ndaj të moshuarës kanë qenë të punësuara në atë institucion.

Ajo në emisionin “Ditari” në Tëvë1 ka theksuar se në pamjet e publikuara shihet qartë se veprimet e ndërmarra nga infermieret janë të qëllimshme.

“Rastin e ndodhur në Pejë ne e kemi përcjellë në vazhdimësi dhe kemi kërkuar që në fillim që të trajtohet si rast i keqtrajtimit gjatë ushtrimit të detyrave zyrtare apo edhe si rast i torturës. Kjo sepse në pamjet e publikuara shihet qartë se veprimet e ndërmarra nga infermierët janë të qëllimshme. Në këtë rast nuk mund të konsiderohet si sulm”, tha ajo.

Haliti tha se nga Prokuroria në Pejë kanë kërkuar informacione rreth kualifikimit të rastit, por nuk kanë marrë përgjigje asnjëherë.

“Ne i kemi shkruar Prokurorisë në Pejë për të kërkuar informacion rreth kualifikimit të kësaj vepre, mirëpo asnjëherë nuk kemi marrë përgjigje. Pasi është publikuar akuza ne ju kemi shkruar përsëri dhe kemi kërkuar që të rikualifikohet aktakuza, sepse në këtë rast ne po dëshmojmë si shtet se nuk jemi duke i mbrojtur të drejtat e njeriut ashtu siç është paraparë me Kushtetutë. Ne do të monitorojmë dhe do ta përcjellim si rast, por besojnë se edhe Gjykata gjatë shqyrtimit në bazë të fakteve dhe provave, po ashtu duke ju referuar edhe analizës që i kemi dërguar do të mund të rikualifikojnë këtë vepër penale”, shtoi ajo.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj tri të pandehurave, A.P., A.R., dhe R.K., për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtat në bashkëkryerje, ndaj viktimës se ndjeshme (e moshuar)  kanë kryer veprën penale “Sulmi”.

Në aktakuzë thuhet se tri të pandehurat në cilësinë e infermiereve në shtëpinë e kujdesit për të moshuar “Orenda”, me dashje dhe në bashkëkryerje përdorin forcën ndaj të moshuarës.

https://teve1.info/lajmet/aktakuze-kunder-tri-infermiereve-per-sulmin-ndaj-te-moshuares-ne-strehimoren-ne-peje/?fbclid=IwAR0cMSAMToMrhHtX7-IL6dxQlb7A3h8tkMeJX6H8FELfxWHvTm6F_HQLyeU

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vajza raporton në polici se u kanos nga babai i saj në Drenas

Gjakovë, arrestohen një femër dhe një burrë për shantazh ndaj një gruaje

Policia jep detaje për arrestimin e Popoviqit dhe sekuestrimin e dy telefonave

Policia jep detaje për arrestimin e Popoviqit dhe sekuestrimin e dy telefonave

Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar

Gjilan: Arrestohet i dyshuari për kryerje të marrëdhënies seksuale pa pëlqimin e viktimës

Zhduket një femër në Pejë

Nëna raporton zhdukjen e vajzës së mitur në Fushë-Kosovë

Vajza raporton në polici se u kanos nga babai i saj në Drenas

Gjakovë, arrestohen një femër dhe një burrë për shantazh ndaj një gruaje

Një funksion i papritur i makinës së enëve që duhet ta dini

Një funksion i papritur i makinës së enëve që duhet ta dini

​Frutat dhe perimet më të pasura me ujë, iu mbajnë të hidratuar gjatë ditëve të nxehta

​Frutat dhe perimet më të pasura me ujë, iu mbajnë të hidratuar gjatë ditëve të nxehta

Policia jep detaje për arrestimin e Popoviqit dhe sekuestrimin e dy telefonave

Policia jep detaje për arrestimin e Popoviqit dhe sekuestrimin e dy telefonave

Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar

Gjilan: Arrestohet i dyshuari për kryerje të marrëdhënies seksuale pa pëlqimin e viktimës

Zhduket një femër në Pejë

Nëna raporton zhdukjen e vajzës së mitur në Fushë-Kosovë

​Gjashtë vjet kur Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit

​Gjashtë vjet kur Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X