TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Haliti: Shfajësimi i ish-krerëve të UÇK-së pritet në Hagë, gabim është që hetimet nuk u zhvilluan në Kosovë

by Tëvë1
1 muaj ago
1
A A
Haliti: Shfajësimi i ish-krerëve të UÇK-së pritet në Hagë, gabim është që hetimet nuk u zhvilluan në Kosovë

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka theksuar se fjalët përfundimtare të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në Gjykatën Speciale në Hagë ishin domethënëse, me një mesazh të qartë drejtuar qytetarëve të Kosovës dhe sakrificës së tyre.

Haliti beson se përfundimi i procesit do të çojë në shfajësimin e të akuzuarve për të gjitha akuzat që ata kanë marrë.

I ftuar në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Haliti theksoi se nga ajo që ka ndjekur gjatë procesit, ka arritur në përfundimin se të katër liderët e UÇK-së janë shfaqur të përgjegjshëm dhe të gatshëm për të mbrojtur luftën çlirimtare dhe jo vetëm veten.

“Aq sa kam mundur ta ndjekë procesin në Hagë, kam vërejtur fjalën e avokatëve dhe të prokurorëve e gjyqtarëve dhe në fund të akuzuarve që njëra palë fajëson, tjetra kundërshton. Fjala e Hashimit, Kadriut, Jakupit dhe Rexhepit ishte domethënëse me mesazh të qartë drejtuar qytetarëve të Kosovës dhe sakrificës së tyre. Nga ajo që kam dëgjuar kam konstatuar që vërtetë ka qenë një gatishmëri me përgjegjshmëri të naltë të katërve për tu paraqitur në Gjykatën Speciale për ta mbrojtur jo vetën, aq sa luftën çlirimtare, po besoj që përfundimi i tyre do të jetë shfajësimin e tyre për të gjitha akuzat që janë bërë”, ka deklaruar ai.

Sa i përket themelimit të Gjykatës Speciale, Haliti ka shprehur se ata e kanë mbështetur këtë iniciativë, por ka kritikuar vendimin për të zhvilluar hetimet jashtë Kosovës.

Ai ka theksuar se ndoshta gabimi kryesor ka qenë që hetimet nuk u zhvilluan në Kosovë, duke sugjeruar se kjo do të kishte sjellë një proces më të drejtë dhe transparent.

“Ne kemi mbajtur mbledhje të kryesisë së partisë të grupit parlamentar të cilën ka qenë Thaçi, Veseli e Krasniqi dhe ne e kemi vlerësuar që është e domosdoshme të bëhet, të hetohemi të gjithë pa përjashtim nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por skam menduar asnjëherë që zgjat aq shumë…gabimi ynë është që nuk jemi deklaruar që kjo Gjykatë të bëhet në Kosovë ose hetimet të zhvillohen në Kosovë”, përfundoi ai./teve1.info/

Tags: ish-kreret e UÇK-sëpdkprocesi ne HageTeve1Xhavit Haliti
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gojnovci: S’ka sinjale se do të ketë marrëveshje për presidentin

Gojnovci: S’ka sinjale se do të ketë marrëveshje për presidentin

Çka përmban agjenda legjislative e Qeverisë Kurti III?

Qeveria mblidhet të premten, në shqyrtim masat e përkohshme të produkteve themelore

Kraki: Deputetët e Guxo-s do ta votonin Osmanin po të vinte momenti

Kraki: Deputetët e Guxo-s do ta votonin Osmanin po të vinte momenti

Mustafa thotë se ka sinjale për një koalicion LVV-LDK

“InfoNata” 02.04.2026

“InfoNata” 02.04.2026

Kraki: Deputetët e Guxo-s do ta votonin Osmanin po të vinte momenti

Kraki: Deputetët e Guxo-s do ta votonin Osmanin po të vinte momenti

Goditet me dron objekti mbështetës diplomatik i SHBA-së në aeroportin e Bagdadit

Goditet me dron objekti mbështetës diplomatik i SHBA-së në aeroportin e Bagdadit

Mustafa thotë se ka sinjale për një koalicion LVV-LDK

Mustafa thotë se ka sinjale për një koalicion LVV-LDK

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet edhe një i dyshuar për rastin e tjetërsimit të një prone në vlerë 3 milionë euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën