TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haliti: Rritja enorme e çmimeve në Kosovë është e papërballueshme

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Haliti: Rritja enorme e çmimeve në Kosovë është e papërballueshme

Sokol Haliti

I pari i Vitisë ngritjen e çmimeve e quan edhe të pakuptimtë, pasi që pagat në Kosovë nuk mund ta përballojnë këtë problem dhe sipas tij Qeveria duhet të marrë masa.

“Ngritja e çmimit të bukës dhe të miellit është vërtetë e pafalshme dhe produkteve tjera bazike, vajit gjithashtu dhe produkteve të tjera. Tani e kemi ngritjen e çmimit enorme të naftës dhe vërtetë të pakuptim dhe në anën tjetër… dhe tani e kemi një bllokim edhe të kompanive, edhe një mision vërtetë të zhvillimit dhe të punimeve në infrastrukturë, ndërtimtari dhe i gjithë cikli zhvillimorë në Kosovë do të ndalet nëse ky trend vazhdon, prandaj këtu duhet të ndalen artikujt bazë, do të thotë është mielli, buka shtrenjtimi i saj, produktet e miellit, në anën tjetër vaji, nafta gjithashtu hekuri dhe të tjera që vërtetë të gjithë ciklin e kanë bllokuar dhe këto janë produktet bazë në të cilat duhet të intervenohet”, thotë ai.

Ai thotë se qytetarët janë ata të cilët pësojnë në lidhje me këtë problem.

“Por është një situatë e çoroditur vërtetë e ka ç’ekolibruar mundem të them edhe tregun dhe e ka rënduar aspektin social dhe drejtpërdrejt e prek interesin qytetarë dhe shportën e qytetarit. Është brengosëse edhe për ne si qytetarë por edhe për ne si kryetarë, vërtetë është e papërballueshme kjo situatë, e cila është duke ndodhur për qytetarin e Kosovës dhe të Vitisë”, tha ai.

Haliti shton se për këtë problem qeveria duhet të marrë masa.

“(I kam takuar)Po patjetër edhe bizneset edhe qytetarët jemi në kontakt ditor dhe vërtetë është një pakënaqësi e madhe por është edhe një çudi edhe pse në nivel global situata kanë ndryshuar dhe në Kosovë është një situatë në të vërtetë në përjashtim nga të gjitha për shkak se këtu brenda ditës ndërron çmimi i derivateve apo ndonjë artikulli që me të vërtetë është e patolerueshme, duhet të shikohet ky aspekt dhe duhet vërtetë të merren masat dhe shteti duhet ta luaj rolin e vet dhe inspektorati gjithashtu”, thotë ai.

Ai thotë se kjo rritje enorme e çmimeve ndikon negativisht në vend, madje sipas tij, kjo vetëm po e varfëron qytetarin.

“Po patjetër që ndikon negativisht, varfëron qytetarin prek sidomos komponentët social dhe ç’ekolibron gjithçka në vend mundem të them shportën ditore në mënyrën enorme që është e papërballueshme me këto paga të cilat i kanë qytetarët që janë të punësuar dhe lërë ata të cilët janë të papunë dhe që numri i tyre është mjaft i madh, dhe Qeveria në kuadër të rregullave dhe ligjeve duhet por ka mundësi të bëjë masa lehtësuese siç po bëjnë shtetet e tjera, si Shqipëria dje ka marrë masa, Kroacia po ashtu dhe shumë vende të tjera, prandaj për këtë punë është Qeveria dhe për këtë punë është shteti që t’i dalë zot qytetarëve në momente të vështira dhe në momente të krizës”, potencoi Haliti.

Haliti përmend edhe ligjin e pagave e që sipas tij ky ligj është dashur të implementohet qysh moti.

“Ka qenë emergjentë që të hyjë ligji në fuqi, të fillonte shumë më herët të zbatohej, mirëpo tash është bërë demode edhe ai ligj faktikisht me trendin që po zhvillohet me ç’ekolibrimin e tregut mundem të them dhe të çmimeve që janë bërë kohët e fundit, andaj është mirë që të merren masat gjithëpërfshirëse gjithandej edhe masa kontrolluese në njërin aspekt por edhe masa rritëse të pagave në anën tjetër, gjithashtu edhe pako stimuluese për …. sociale”, tha ai

Ndërkaq në vazhdën e ngritjes së çmimeve në nivel vendi edhe kompanitë e ndryshme të autobusëve kanë marrë hapa të tillë duke i ngritur çmimet në mënyrë enorme, shkruan KP.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Në Kosovë pluralizmi fetar është pasuri

Kurti: Në Kosovë pluralizmi fetar është pasuri

Gara për asamblenë e Prishtinës, këta janë 10 më të votuarit nga secila parti

Gara për asamblenë e Prishtinës, këta janë 10 më të votuarit nga secila parti

Prokuroria Speciale publikon pamjet e aksionit në veri

Prokuroria Speciale publikon pamjet e aksionit në veri

Shtatë persona shoqërohen në polici në aksionin që lidhet me vrasjen zyrtarit të EULEX-it

Shtatë persona shoqërohen në polici në aksionin që lidhet me vrasjen zyrtarit të EULEX-it

“Kalkulime, s’ka logjikë të shëndoshë politike” – Mexhiti për largimin e Taravarit

Izet Mexhiti po kryeson në Çair

VLEN pret fitore që në raundin e parë në Çair e Tetovë

VLEN pret fitore që në raundin e parë në Çair e Tetovë

Mbi 80% e votave të numëruar me postë në Pejë, ky është rezultati

Mbi 80% e votave të numëruar me postë në Pejë, ky është rezultati

Dalja e votuesve deri në orën 17:00 është 39,61%

Dalja e votuesve deri në orën 17:00 është 39,61%

Peja regjistron fitoren e dytë radhazi, mposht Yllin në Therandë

Peja regjistron fitoren e dytë radhazi, mposht Yllin në Therandë

Numërohen 50% e votave me postë në Fushë – Kosovë, Prebeza i pari

Numërohen 50% e votave me postë në Fushë – Kosovë, Prebeza i pari

Përfundon numërimi i votave me postë në Prizren, ky është rezultati

Përfundon numërimi i votave me postë në Prizren, ky është rezultati

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën