TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haliti: PDK-ja do të jetë fituese e zgjedhjeve, LVV-ja s’fiton as 200 mijë vota

by tëvë1
8 muaj ago
14
A A
Haliti thotë se mund ta bëjnë Qeverinë bashkë me Kurtin

Partia Demokratike e Kosovës do të jetë fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, thotë anëtari i kryesisë së kësaj partie, Xhavit Haliti. Sipas tij, fushata elektorale e PDK-së po mirëpritet mirë nga qytetarët, derisa nënvizon se partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje nuk do të jetë më në qeveri.

Ai në një intervistë për KosovaPress flet edhe për raportet me ShBA-në nën administratën Trump, dialogun Kosovë-Serbi si dhe dhënien e dëshmisë në Bruksel në lidhje me vrasjen e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Enver Hadri.

“Interesimi për të votuar Partinë Demokratike të Kosovës është shumë më i madh sesa në zgjedhjet e kaluara…Është një fushatë e jashtëzakonshme. Një fushatë të cilën realisht nuk e kam pritur që do të pritet kaq mirë nga qytetarët. Rezultatet do të jenë me diferenca shumë të ngushta mes tri partive të mëdha dhe po besoj se PDK-ja do të jetë e para”, thekson ai.

Sipas Halitit, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje nuk mund t’i merr më shumë sesa 200 mijë vota, përkundër pretendimeve të tyre se mund të arrijnë 500 mijë sosh.

“Nëse ai arrin tek 200 mijë është mirë, por unë nuk besoj se ai arrin edhe tek 200 mijë. Afër pesë vjet sa ka qenë në pushtet, të arriturat e tij janë larg nga premtimet elektorale, e jo më në krahasim me të kaluarën. Pasi për një gjë të tillë nuk krahasohet me investimet publike në infrastrukturë, shkolla, zhvillim që kanë bërë qeveritë e kaluara në krye me PDK-në. Premtimet e tij kanë qenë shumë më të mëdha dhe e vërteta është se ky ka rënë në moçalin e bretkosave…Po besoj shumë se Albin Kurti nuk do të jetë kryeministër së pari dhe së dyti Lëvizja Vetëvendosje nuk do të jetë në qeveri”, deklaron Haliti.

Në anën tjetër, Haliti, i cili është edhe kandidat për deputet i PDK-së, thotë se qeveria e ardhshme duhet t’i përshtatet administratës Trump dhe jo të ndodh e kundërta.

Trump është betuar si president me 21 janar, pasi fitoi zgjedhjet në ShBA në nëntor të vitit të kaluar.

“Ne duhet t’iu përshtatemi administratës Trump, jo administrata Trump me na u përshtatur neve. Qeveria e ardhshme do të duhej patjetër që të bëjë projektin e duhur që në harmoni me qëndrimet që ka administrata e zotëri Trump dhe nevojat që ka Kosova për t’i trajtuar çështjet në dakordësi të plotë me njëri-tjetrin…Ai është konkret dhe s’ka kohë me prit dhe me luajtur politikanët e vendet të vogla me interesat amerikane”, thotë ai.

Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, Haliti thotë se vendi duhet t’i përfundojë obligimet e veta në këtë proces, përfshirë edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Për këtë të fundit, Haliti shton se qeveria e ardhshme duhet të dërgojë për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin e Asociacionit të hartuar nga Bashkimi Evropian.

“Qeveria e ka obligim me ia dorëzuar Gjykatës Kushtetuese. Nëse Gjykata Kushtetuese konstaton që ka shkelje të kushtetutës atëherë duhet mos me u miratuar në Kuvend. Nëse statuti i propozuar është në përputhje me rregullat euro-atlantike…Sipas rregullave evropiane duhet të miratohet nëse s’ka shkelje”, nënvizon Haliti.

Në anën tjetër, ai tregon në detaje edhe për dhënien e dëshmisë në Bruksel në lidhje me vrasjen e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Enver Hadri.

“Ne kemi pasur tri sulme që i ka bërë atëherë shërbimet speciale të UDB-së. Sulmi i parë ka qenë kundër Xhafer Shatrit që ia kanë gjuajtur bombën, mua më kanë minuar shtëpinë dhe e kanë vra Enver Hadrin. Në të njëjtën kohë propaganda është bërë që emigracioni shqiptarë janë vra mes veti dhe pasi kanë probleme. Mirëpo kjo nuk ka qenë i vërtet. Po ashtu, u nxorën edhe disa çështje që unë nuk kam qenë i informuar që eksplozivi i vendosur ka qenë i Belgjikës dhe detaje sesi e kanë vendosur te shtëpia ime, kush ka qenë ata, si janë zbuluar. A janë dënuar, cilat kanë qenë raportet tona mes LPK-së dhe atij komunitetit që ka përfaqësuar Enver Hadri”, përfundon Haliti.

Gjykata Penale në Bruksel ka shpallur të mërkurën sërish dënimin me burgim të përjetshëm për Veselin Vukotiqin dhe Andrija Drashkoviqin, të cilët akuzohen për vrasjen e aktivistit kosovar për të drejtat e njeriut, Enver Hadri. Hadri u vra në Bruksel para 35 vjetësh.

Share2Tweet1

Postime të ngjashme

OVL-UÇK të hënën mban konferencë për media

OVL-UÇK falënderon James Rubin pas dëshmisë së tij në Hagë

Dëshmia e Rubin “rrënon” pretendimet e ZPS-së

Dëshmia e Rubin “rrënon” pretendimet e ZPS-së

Dëshmia e ish-diplomatit amerikan Rubin heq njollat mbi emrin e UÇK-së

Dëshmia e ish-diplomatit amerikan Rubin heq njollat mbi emrin e UÇK-së

Ambasada amerikane: Gatshëm të punojmë edhe me qeverinë në detyrë, por stabiliteti është prioritet

Ambasada amerikane: Gatshëm të punojmë edhe me qeverinë në detyrë, por stabiliteti është prioritet

OVL-UÇK të hënën mban konferencë për media

OVL-UÇK falënderon James Rubin pas dëshmisë së tij në Hagë

Dëshmia e Rubin “rrënon” pretendimet e ZPS-së

Dëshmia e Rubin “rrënon” pretendimet e ZPS-së

Dëshmia e ish-diplomatit amerikan Rubin heq njollat mbi emrin e UÇK-së

Dëshmia e ish-diplomatit amerikan Rubin heq njollat mbi emrin e UÇK-së

Ambasada amerikane: Gatshëm të punojmë edhe me qeverinë në detyrë, por stabiliteti është prioritet

Ambasada amerikane: Gatshëm të punojmë edhe me qeverinë në detyrë, por stabiliteti është prioritet

27 vjet nga Beteja e Kaqandollit, homazhe për shtatë dëshmorët në Podujevë

27 vjet nga Beteja e Kaqandollit, homazhe për shtatë dëshmorët në Podujevë

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident i rëndë në Podujevë: Një i vdekur, katër të lënduar

Samuel Umtiti i jep fund karrierës

Samuel Umtiti i jep fund karrierës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën