TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Haliti me detaje të pathëna – Radojiçiqi nga Kopaoniku me telefon dha urdhër për sulmin terrorist në Ibër-Lepenc

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
Haliti me detaje të pathëna – Radojiçiqi nga Kopaoniku me telefon dha urdhër për sulmin terrorist në Ibër-Lepenc

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, në studion e emisionit “Info Nata” në Tëvë1 ka dhënë detaje të pathëna rreth sulmit terrorist në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

Haliti thotë se sulmi është organizuar nën komandën e kryeterroristit Millan Radojiçiq.

Madje, ai deklaroi se Radojiçiq në natën kritike të 29 nëntorit kur ndodhi sulmi terrorist gjatë tërë ditës nga Kopaoniku “ka qenë me telefon në vesh” duke e komanduar organizimin e sulmit.

Haliti dha edhe detaje të padeklaruara më parë rreth eksplozivit që dëmtoi kanalin kryesor të ujit, duke dëmtuar infrastrukturën kritike.

“Eksplozivi ka qenë plastik, prodhim serb, fitili ka qenë plastik që nuk depërton në ujë në atë, prodhim serb. Fitili ka qenë 25-30 metra i gjatë se kur është ndezë me pas hapësirë kohore për me ikë ata nga vendi i ngjarjes. Eksplozivi është vendos me mençuri… është vendosur në ujë për me ia hup fuqinë krismës, për mos me u dëgjua shumë jashtë territorit”.

“Në krye të këtij aksionit ka qenë Radojiçiqi. Tërë ditën, pak para shpërthimit dhe pas shpërthimit ka qenë në Kopaonik me telefon në vesh. Nuk flas pa informacione. Ata që po rrehin gjoks në veri, pas kësaj ngjarje duhet me jep llogari. Është sulm i planifikuar nga profesionistë, është akt tepër i rëndë… kam informacione që ndërkombëtarët janë duke e hulumtuar shumë”, deklaroi Haliti.

Lidhur me sulmin, Haliti thotë se kanë dështuar AKI-ja, Policia e Kosovës dhe FSK-ja. Sipas tij, këto tri hallka është dashur që ta parandalojnë një sulm të tillë.

“Ajo që kisha me quajtur unë dështim është dështimi i shërbimeve të inteligjencës të Kosovës, Policisë, FSK-së dhe AKI-së, të cilët nuk kanë arrit me marrë vesh paraprakisht se për atë punë janë – me parandalu, jo me i informu institucionet për me vepru. Sulmi është bërë i organizuar nga Serbia, nga strukturat kriminale dhe terroriste, sepse qëllimi i tyre ka qenë veprim për me i lënë njerëzit pa ujë, pa drita – ky është krim lufte. Ata që e kanë sponsorizuar dhe që e kanë futur do të duhej… edhe Haga madje me u marrë me këtë çështje”, deklaroi ai.

Ndërkaq, pas sulmit terrorist, i cili është dënuar nga ndërkombëtarët, Policia e Kosovës ka realizuar bastisje ku kanë konfiskuar armatim, e municion në zonën e Zubin Potokut e Zveçanit./teve1.info/

Tags: Millan Radojiçiqsulmi terrorist në Ibër-LepencXhavit Haliti
ShareTweet

Postime të ngjashme

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Mbi 200 persona të vrarë pas sulmeve amerikane dhe izraelite në 24 provinca të Iranit

Mbi 200 persona të vrarë pas sulmeve amerikane dhe izraelite në 24 provinca të Iranit

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Auto Draft

Sylë Hasani nga Lishkoshani dhe kushëriri i tij qëndruan në ahër për disa orë për t’i shpëtuar vrasjes

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Sulmet iraniane në Katar plagosin tetë persona, Doha thërret ambasadorin dhe paralajmëron pasoja

Sulmet iraniane në Katar plagosin tetë persona, Doha thërret ambasadorin dhe paralajmëron pasoja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën