TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Haliti: Kurtit nuk i takon të thotë që ka banda kriminale në veri

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Haliti: Kurtit nuk i takon të thotë që ka banda kriminale në veri

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka deklaruar se kryeministrit të vendit, Albin Kurti, në parim nuk i takon të thotë se ka banda kriminale në veri të vendit.

Ai këtë deklaratë e bëri duke komentuar situatën e tensionuar në veri të Kosovës, ku sipas tij, atje edhe mund të ketë banda por që Haliti tha se identifikimi i tyre duhet të bëhet nga Policia e Kosovës.

“Më së pari unë mendoj që pa marrë parasysh mendimin tim, por kryeministrit nuk i takon të thotë që ka banda. Mund të ketë bandit, mund të ketë edhe banda të organizuara, por identifikimi duhet të jetë nga Policia. Çfarë kanë bërë këto banda, çfarë po bëjnë, a janë shtetas të Kosovës apo nuk janë shtetas të Kosovës, dhe a ka urdhërarrest për ta nga Prokuroria. Në qoftë se ka urdhërarrest dhe Policia nuk i arreston, atëherë duhet të jep llogari Policia, në qoftë se nuk ka urdhërarrest. Kryeministri nuk mundet me dhënë urdhëra me arrestu askend, dhe nuk mundet me dhënë urdhra me largu askënd nëse ata janë këto forca që po them që kanë ardhur nga Serbia, që janë të armatosur. Atëherë duhet me bisedu me KFOR-in dhe EULEX-in kështu janë rregullat në Kosovë”, tha Haliti në emisionin “Ditari” në Teve1.

Teksa ai shtoi se nuk ka dijeni as për emra e mbiemra të bandave kriminale në veri pasi sipas tij, nëse veç ka të tillë atëherë Prokuroria do të duhej të merrej me këtë çështje dhe të lëshonte urdhërarrest për ta.

“Nuk kamë asnjë haber as për emra, as për njerëz, kush kanë qenë të dyshuar dhe kush janë. Unë i di disa emra të cilët janë publik, që flasin për ta akuzojnë politikanët njëri tjetrin,  kush, kënd e ka mirë dhe kaq. Unë po them parimisht nëse ka banda duhet me pas banda emër, mbiemër, veprën që e kanë bërë dhe Prokuroria me lëshu urdhërarrest kundër tyre”, tha Haliti.

Ndërkohë kryeministri, Albin Kurti ditë më parë në Kuvendin e Kosovës kishte publikuar emrat e personave dhe të organizatave kriminale të cilët kanë marr pjesë në protestën e dhunshme në veri./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë, e kalueshme për të gjitha automjetet

Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë, e kalueshme për të gjitha automjetet

Vrasja e Liridona Ademajt – sot bën paraqitjen e mbrojtjes Kushtrim Kokalla

Vrasja e Liridona Ademajt – sot bën paraqitjen e mbrojtjes Kushtrim Kokalla

Të dielën ndërrohet ora, akrepat lëvizin 60 minuta para

Të dielën ndërrohet ora, akrepat lëvizin 60 minuta para

Moti sot

​Parashikimi i motit

A ju mohua Kosovës penalltia në ndeshjen kundër Sllovakisë, sipas Hajdarit

A ju mohua Kosovës penalltia në ndeshjen kundër Sllovakisë, sipas Hajdarit

Dellova: Ndeshjen e filluam me stres, por gjetëm forcën dhe u rikthyem

Dellova: Ndeshjen e filluam me stres, por gjetëm forcën dhe u rikthyem

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën