TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Halit Barani thotë se Ivanoviqi ishte i përfshirë në shumë krime, publikon emra të të vrarëve

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Halit Barani thotë se Ivanoviqi ishte i përfshirë në shumë krime, publikon emra të të vrarëve

Barani ka shkruar se fillimisht më 14 prill 1999 Ivanoviqi së bashku me Igor Simiqin dhe Sergjan Aleksiqin kishin pushkatuar 31 shqiptarë.

“Për këtë rast ka shumë dëshmitarë. Në mesin e tyre është edhe Isa Mustafa, të cilin vetë Oliver Ivanoviqi, bashkë me tre shokë të tij, e ka liruar (shpëtuar nga pushkatimi), i cili menjëherë pas lufte ka ofruar deklaratë me shkrim në KMDLNJ, derisa dëshmitarët tjerë po ngurrojnë dhe nuk kanë dhënë deklarata me shkrim, ngase po frikësohen se mos po u prishet kumbaria me kriminalët serbë”, ka shkruar Barani.

Sipas Baranit edhe më 16 prill te vendi i quajtur Kroi i Broboniqit, Ivanoviqi së bashku me Dejan Saviq, Ratko Antonijeviq, Nenad Paviqeviq e të tjerë, pasi i nxjerrin 9 shqiptarë nga kolona e cila ishte nisur për në Shqipëri, të njëjtit i pushkatojnë.

“Ata janë: Mehdi (Mursel) Tahiri (21), Bashkim (Xhemajl) Abazi (41), banor të lagjes “Bair”, Adem (Muharrem) Demiri (18) nga fshati Sumë i Vushtrrisë, Fatmir (Nezir) Avdyli (18), Fadil (Nezir) Avdyli (25), Bedri (Nezir) Muja (35), Sami (Faik) Sahiti (31), banor të lagjes “Ilirida”, Halil (Qazim) Brahimi (20), banor i lagjes “Ura e Gjakut” dhe Smakë (Hamzë) Maliqi (40) nga fshati Fushë-Ibër i Mitrovicës”, ka shkruar Barani.

Po ashtu Barani ka shkruar se mes 3 e 4 shkurtit 2000 një grup i prirë nga Ivanoviqi kishte vrarë 10 shqiptarë.

“Në mes datave 3 e 4 shkurt 2000 duke filluar rreth orë 21 të 3 shkurt deri rreth orës 4 të dates 4 shkurt viti 2000, kriminelët çetnik serbë, të prirë nga kryekrimineli, Oliver Ivanoviq, i quajtur–Ola, në lagjet “Lumbardhi” dhe “Kodra e Minatorëve” vranë, brenda nëpër shtëpitë dhe banesat e tyre, Muharrem (Ramë) Sokolin (51), Nezir (Hetem) Vocën (61), bashkëshorten e Nezirit, Shqipen (54), Selime (Omer) Berishën (60), Remzije Canhasin (56), Nderim (Nexhmedin) Ajetin (13), Sebaha (Arif) Abrashin (50), Negjmije (Xhevdet) Xhakën (44), Bashkim (Brahim) Rrukecin (38) dhe Niman (Ibish) Sejdiun (52)”, ka shkruar Barani.

Sipas Baranit që nga 3 shkurti 2000 deri në mars 2004 bandat serbe në krye me Ivanoviqin kanë dëbuar 1564 familje shqiptare më 11364 anëtarë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania për trafikim narkotikësh

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Smajljaj: Subjektet politike po luajnë “kile”, s’duan marrëveshje

Smajljaj: Subjektet politike po luajnë “kile”, s’duan marrëveshje

Laborantja e QMF-së në veri largohet nga puna

“Këndi i Debatit” 08.04.2026

“Këndi i Debatit” 08.04.2026

Rahoveci mbetet në Superligë, bie Vëllaznimi

Rahoveci mbetet në Superligë, bie Vëllaznimi

Laborantja e QMF-së në veri largohet nga puna

Laborantja e QMF-së në veri largohet nga puna

NASA s’e bind kosovarin, Nexhi Krasniqi për Tëvë1: Unë prapë e kam atë mendim

NASA s’e bind kosovarin, Nexhi Krasniqi për Tëvë1: Unë prapë e kam atë mendim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën