Jeton Halimi nga Instituti për Studime Evropiane dhe Globale ka thënë se kryeministri, Albin Kurti si fitues i zgjedhjeve duhet që t’i ftojë partitë politike pas certifikimit të rezultateve për një koalicion të mundshëm.
Ai tha se e vetmja parti që mund të bëjë me LVV-në koalicion dhe sipas tij është mirë është PDK.
Halimi tha se PDK ka kuadra shumë të mirë dhe beson që kandidati i kësaj partie për kryeministër, Bedri Hamza mund ta udhëheqë shtetin.
” Ka pakënaqësi edhe në PDK ka njerëz që janë të fuqishëm, ka dalë edhe z.Lushtaku që ka thënë se nuk do të bëjnë, por unë mendoj që me një gjakftohtësi dhe ulje të gjakrave mbas certifikimit të rezultateve duhet të ulën dhe të bisedojnë. Kurti është fitues i këtyre zgjedhjeve dhe duhet që t’i festojë partitë, e ka obligim njerëzor, ligjor dhe profesional . T’i ftojë të gjitha partitë PKD-LDK-AAK-nisma të gjitha dhe cilat t’i ofrohen planprogramit të Kurtit dhe nuk duhet të bëjë ai nuk duhet që të bëjë as një lloje opinioni jo këta se dashen këtë, ata atë, kjo krijon një lloje përçarje… E vetmja parti që mund të bëjë dhe është mirë është me PDK-në dhe besoj që kjo parti i ka kuadrat shumë të mirë dhe besoj që Hamza mund ta udhëheqë shtetin”, ka deklaruar ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.