Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar pas deklaratës së ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, kundër BE-së në forumin e Dubrovnikut.
Ajo ka thënë diplomacia e Kosovës është në gjendjet të mjerë dhe të rrezikshme.
Halimi ka thënë se Gërvalla mori përgjigje të merituar nga Lajçak dhe Escobar.
“Ajo e godet BE-në si ‘një tigër prej letre’ duke aluduar se BE-ja u dashka t’i jap siguri Kosovës dhe eventualisht të hyjë në luftë për të!? E zhytur në pikëpamje iluzive të një bote paralele, mori përgjigje të merituar nga emisarët Lajcak e Escobar. I pari ia kujtoi kryediplomates kosovare se nuk ekziston një BE tjetër pos kësaj (nuk ka një BE sipas botës paralele të VV-së!) kurse i dyti ia përkujtoi asaj se vendet e NATO-s që kanë braktisur popullizimin dhe nacionalizmin janë plotësisht të lira dhe të sigurta. Escobar sikur i tha rrini ju në lloqin e rivaliteteve ballkanike!?E mjerë kjo gjendje diplomatike e Republikës së Kosovës dhe e rrezikshme!”, ka shkruar ajo në Facebook, përcjell teve1.info.
Gërvalla gjatë fjalimit të saj tha BE nuk mund të garantojë siguri dhe paqe pa NATO-n dhe BE-në.
Lajçaku i përgjigjet Gërvallës: Jemi ëndërr e atyre shteteve që po na trokasin në derë