Halil Thaçi nga Vetëvendosja ka dalë në avantazh ndaj Xhafer Gashit nga LDK-ja në garën për kryetar të Komunës së Obiliqit.
Sipas të dhënave të përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), kur janë numëruar 32 nga 33 vendvotime, Thaçi kryeson me 51.24% të votave, ndërsa Gashi ka marrë 48.76%.
Kjo fitore e Thaçit i siguron Vetëvendosjes udhëheqjen e Obiliqit për katër vitet e ardhshme.







